Page 19 - Demo
P. 19


                                    1 Forcat dhe lëvizja 17Veprimtaria 1.5Rënia përmes ajrit• Rezistenca e ajrit është një forcë që vepron mbi trupat që lëvizin përmes ajrit.• Forma aerodinamike zvogëlon rezistencën e ajrit.PërmbledhjeNë këtë veprimtari do të përpiqeni të krijoni një trup, i cili duhet të bjerë sa më ngadalë të jetë e mundur.1. Merrni një fletë letre A4 dhe vijëzojeni, duke e ndarë në katër drejtkëndësha të barabartë.2. Priteni dhe paloseni letrën për të formuar një model letre të farës së luleshurdhës, duke u bazuar në figurë. Mund të krijoni disa modele, duke ndryshuar formën e saj, për shembull duke i përdredhur “fletët”.3. Përdorni një kronometër për të matur kohën e rënies së “farës” me forma të ndryshme. Lëshojeni “farën” çdo herë nga e njëjta lartësi dhe matni kohën e rënies 3 herë për secilin rast.4. Gjeni mesataren e kohës për secilin rast. Për këtë mblidhini tri vlerat dhe pjesëtoni rezultatin me 3.5. Krahasoni projektin tuaj më të mirë me shokët e klasës. Pse “fara” bie ngadalë?1.5 Rezistenca e ajrit3. Skiconi dy vetura, një me formë aerodinamike dhe një tjetër, forma e së cilës nuk është aerodinamike. Shpjegoni pse njëra mund të lëvizë më shpejt se tjetra.Pyetje dhe detyraZ+ARezistenca e ajritAshtu si fërkimi, edhe rezistenca e ajrit përpiqet të ngadalësojë çdo trup që lëviz.Një sipërfaqe e madhe shkakton rezistencë ajri të madhe. Farat e luleshurdhës bien poshtë aq ngadalë, saqë duket sikur qëndrojnë pezull. Era i largon ato nga bima mëmë.Aeroplani në fotografi është projektuar për të lëvizur lehtësisht përmes ajrit. Një formë e tillë quhet formë aerodinamike.Rezistenca e ajrit që vepron mbi farat që bien nga një luleshurdhë është shumë e madhe.HShNjë “farë” e tillë ndërtohet për të treguar se si lëviz ajo nëpër ajër.palosje prerjeAeroplan me formë aerodinamike.
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23