Page 20 - Demo
P. 20


                                    18 1 Forcat dhe lëvizja1.6 Rregullsia e lëvizjes së një trupi që bieKur lëshoni një top është e vështirë të shihni saktësisht se si lëviz ai gjatë rënies. Thuajse menjëherë, sapo shkëputet nga dora juaj, ai godet tokën.Një nga mënyrat që përdoret për të parë rregullsinë e rënies së trupave është filmimi dhe më pas vrojtimi i tij me lëvizje të ngadalësuar. Në figurën përbri, pozicionet e topit gjatë rënies tregojnë rregullsinë e lëvizjes së tij. Shtatë fotografitë e topit në rënie janë marrë pas intervalesh kohe të barabarta. Sikurse shihet, pozicionet e topit gjatë rënies janë gjithnjë e më shumë larg njëri-tjetrit. Kjo tregon se shpejtësia e topit vjen duke u rritur.Mbi topin veprojnë forca e rëndesës dhe forca rezistente e ajrit. Këto dy forca janë me kahe të kundërta, por nuk janë të barabarta. Forca të tilla thuhet se janë të pabaraspeshuara. Nëse mbi një trup veprojnë forca të pabaraspeshuara, ai përshpejtohet.Kur rritet shpejtësia e lëvizjes së trupit, rritet dhe forca rezistente e ajrit. Për këtë arsye, shpejtësia e lëvizjes së trupit rritet gjithnjë e më pak, derisa vjen një moment pas të cilit trupi lëviz me shpejtësi të pandryshueshme. Për shembull, kjo ndodh me parashutistët që hidhen nga avionët.Një sferë e vogël metalike bie me të njëjtën shpejtësi, sikurse edhe një e madhe.Parashutistët, pas njëfarë kohe, lëvizin me shpejtësi pothuajse Galileo Galilei dhe kulla e pjerrët të pandryshueshme.Galileo Galilei ishte një nga shkencëtarët e parë të vërtetë. Ai jetoi në Itali mbi 400 vjet më parë dhe hulumtoi rënien e trupave. Galilei realizoi një eksperiment tashmë mjaft të njohur. Ai lëshoi njëkohësisht dy sfera çeliku, njëra më e madhe se tjetra, që nga maja e kullës së Pizës.Shumë njerëz prisnin që sfera më e madhe të arrinte në tokë përpara së voglës, por gabuan. Sikurse kishte parashikuar Galilei, sferat arritën në tokë njëkohësisht.Pse kishin krijuar ide të gabuara njerëzit? Ata ishin mësuar të shihnin se trupat me peshë të vogël binin ngadalë.Rezistenca e ajrit ngadalëson rënien e trupave. Por, meqenëse mbi secilën sferë vepron një rezistencë ajri shumë e vogël, atëherë sfera me madhësi të ndryshme bien me shpejtësi të njëjtë.Topi gjatë rënies, i fotografuar pas intervalesh kohe të barabarta.
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24