Page 21 - Demo
P. 21


                                    1 Forcat dhe lëvizja 191.6 Rregullsia gjatë rëniesVeprimtaria 1.6Hulumtimi i rënies• Forca rezistente e ajrit mund të baraspeshojë forcën e rëndesës që vepron mbi trup duke bërë që trupi të lëvizë me shpejtësi të pandryshueshme. • Nëse mbi një trup veprojnë forca të pabaraspeshuara, trupi lëviz me shpejtësi të ndryshueshme.PërmbledhjeNë këtë veprimtari do të matni kohën që u duhet trupave të ndryshëm për të rënë në dysheme.1. Gjeni trupa të tillë, si: pupël, sferë gome, guralec, top pingpongu, shuk letre etj.2. Përdorni një kronometër për matjen e kohës së rënies për secilin trup. Matja duhet të fillojë kur trupi lëshohet dhe të ndalojë kur ai godet dyshemenë. Përpiquni të gjeni mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.3. Përpara se të filloni hulumtimin kini parasysh këto gjëra:• Gjithë trupat duhet të lëshohen nga e njëjtalartësi. Pse?• Sa më e madhe të jetë lartësia, aq më mirëështë. Pse?• Renditini trupat sipas një rregulli, duke filluarme atë që mendoni se bie për një kohë më tëshkurtër. Diskutoni me shokët. 4. Kryeni matjet dhe rezultatet shënojini në një tabelë. Për çdo trup, shënoni lartësinë nga ka rënë dhe kohën e rënies.Për të qenë më të sigurt në përgjigje, për çdo lartësi, bëni tri matje të kohës dhe gjeni mesataren.5. Studioni tabelën e plotësuar të rezultateve. A bien disa trupa më ngadalë se të tjerët? A e tregojnë ato rregullsinë e parashikuar prej jush?6. Përpiquni të shpjegoni rezultatet, duke përdorur njohuritë tuaja rreth forcave (forcës së rëndesës dhe forcës rezistente të ajrit). Për këtë mund t’ju ndihmojë rezultati i eksperimenteve të Galileos.1. Shpjegoni pse në Hënë një pupël dhe një çekiç bien me të njëjtën shpejtësi.Pyetje dhe detyraMatni kohën që i duhet një trupipër të rënë nga një lartësi.HSh
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25