Page 22 - Demo
P. 22


                                    1.7 Forca të tjera 1 Forcat dhe lëvizjaForca e tensionitPër ngritjen dhe tërheqjen e trupave përdoren litarë, kavo, fije etj. Gjatë përdorimit ato janë të tendosura.Edhe një litar i tërhequr nga të dyja anët, është i tendosur. Kjo ndodh, sepse në të përçohet një forcë. Kjo forcë quhet forca e tensionit ose thjesht tension.Forca elastikePër të shformuar një trup elastik (sikurse është një sustë), mbi të duhet të ushtrojmë forcë. Sa më e madhe të jetë forca, aq më i madh është shformimi. Nëse forca kalon një vlerë të caktuar, trupi nuk kthehet më në formën e mëparshme. Në këtë rast, thuhet se është kaluar kufiri i elasticitetit.Kur mbi një trup ushtrojmë forcë për ta shformuar, ai na kundërpërgjigjet me një tjetër forcë, e cila quhet forcë elastike. Sikurse shihet në figurë, susta e ngjeshur i shtyn duart, ndërsa ajo e zgjatur i tërheq ato.Forca elastike ushtrohet nga një trup elastik, i cili përpiqet të kthehet në formën e mëparshme.Forca shtytëse e ujitNdoshta keni provuar të ngrini një trup që është i zhytur në ujë. Ai është më i lehtë brenda në ujë, sesa jashtë tij.Kjo ndodh sepse, përveç forcës së rëndesës, mbi trup ushtrohet dhe një forcë shtytëse për lart, e cila quhet forca e Arkimedit.Kjo forcë, e cila varet nga lloji i lëngut dhe vëllimi i pjesës së zhytur të trupit, bën që edhe trupa të mëdhenj e të rëndë, sikurse janë anijet, të pluskojnë e të lundrojnë qetësisht. 1. A ka tension në litarin mbi të cilin qëndron akrobati? Arsyetoni përgjigjen.2. Emërtoni forcat që veprojnë mbi djalin në figurë. Si janë këto forca? Pse nuk zhytet djali? Në cilin rast do të zhytej ai? Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyrasustë e lirë sustë e ngjeshursustë e zgjaturNjë litar i tërhequr nga të dyja anët është i tendosur.Veprimtaria 1.7Matja e forcës së Arkimedit1. Peshoni një trup me dinamometër.2. Peshojeni trupin kur është i zhytur në ujë: a) çerek; b) përgjysmë; c) treçerek; d) tërësisht.3. Krahasoni forcën e Arkimedit për çdo rast.HSh20 1 Forcat dhe lëvizja
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26