Page 23 - Demo
P. 23


                                    • Tension quhet forca që përçohet nëpërmjet një trupi të tendosur, si: litar, fije etj.• Forca elastike lind në një trup të shformuar, si: sustë, llastik etj.• Mbi çdo trup që ndodhet brenda një lëngu ushtrohet një forcë shtytëse për lart (forca e Arkimedit).• Forca qendërsynuese e detyron trupin të kryejë lëvizje sipas një rrethi.• Forca qendërsynuese mund të jetë forcë tensioni, forcë rëndese apo çdolloj force tjetër.1.7 Forca të tjera 1 Forcat dhe lëvizja 21PërmbledhjeForca qendërsynueseVeprimtaria 1.8Ndryshimi i drejtimit të lëvizjesNë mësimet e mëparshme, kemi thënë se forcat shkaktojnë edhe ndryshimin e drejtimit të lëvizjes së një trupi. 1. Merrni një makinë lodër me bateri. 2. Ndizeni dhe lëreni të lëvizë.3. Me anën e një lapsi shtyjeni anash në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtën forcë.4. Vini re ndryshimin e drejtimit të lëvizjes së makinës. Cili është shkaku i këtij ndryshimi?HSh5. Si është forma e rrugës që përshkon makina?Shigjeta në figurë tregon drejtimin e lëvizjes së makinës, ndërkohë që e shtyjmë me një laps anash. Makina lëviz sipas një rrethi.Në njërin skaj të një fije spangoje lidhni një trup të vogël. Kapeni fijen në skajin tjetër dhe rrotullojeni. (Kujdes! Provën bëjeni në një vend të hapur dhe larg shoqeve dhe shokëve.) Nëpërmjet fijes, dora ushtron një forcë tërheqëse mbi trupin, duke e detyruar të kryejë lëvizje rrethore. Kjo forcë është tensioni i fijes.Kur fija këputet, si në figurë, nuk ka tension. Trupi lëviz sipas drejtimit PA dhe jo sipas harkut PB. Forca, që e detyron një trup të kryejë lëvizje rrotulluese, quhet forcë qendërsynuese. Forca qendërsynuese i tërheq trupat drejt qendrës së rrethit që ata përshkojnë gjatë lëvizjes së tyre. fija e këputurpamje nga përpara pamje nga sipërForca e tensionit mban trupin në lëvizje rrotulluese. APBÇdo forcë mund të shërbejë si forcë qendërsynuese. Më sipër pamë që si forcë e tillë shërbente tensioni i fijes. Në lëvizjen e Tokës rreth Diellit si forcë qendërsynuese shërben forca e rëndesës që ushtron Dielli mbi Tokën. Kur makina lëviz në kthesë, si forcë qendërsynuese shërben forca e fërkimit të rrotave me rrugën.3. Cila është forca qendërsynuese që e mban Hënën në lëvizje rreth Tokës?4. Përmendni lëvizje rrotulluese të ndryshme dhe tregoni forcat qendërsynuese për çdo rast.Pyetje dhe detyratensioni i fijes
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27