Page 26 - Demo
P. 26


                                    24 2 Energjia2.1 Energjia dhe përdorimi i saj1. Përmendni veprimtari të ndryshme që kërkojnë energji. Pyetje dhe detyraÇdo ditë, që nga çasti që zgjohen e derisa shkojnë sërish për të fjetur, njerëzit kryejnë veprimtari të ndryshme. Ngrenë ose shtyjnë trupa të ndryshëm, ngjisin shkallët, ecin, bëjnë sport etj. Të gjitha këto veprimtari kërkojnë energji. Siç dihet, kjo energji merret nga ushqimi që hamë dhe ruhet në trupin tonë. Dielli është burimi fillestar i energjisë. Energjia që marrin prej tij i ndihmon bimët në procesin e fotosintezës. Gjatë këtij procesi, gazi karbonik dhe uji shndërrohen në oksigjen dhe lëndë ushqimore. Kafshët e marrin energjinë nga bimët dhe kafshë të tjera. Ne, po ashtu, e marrim nga bimët dhe kafshët. Prandaj thuhet se energjia që sigurohet nga ushqimet e ka burimin nga Dielli.Energjia e lëndës djegëseShumë veprime mund të bëhen vetëm me ndihmën e makinave. Për shembull, me aeroplan mund të fluturojmë, me autobus mund të udhëtojmë shpejt etj. Aeroplanët, veturat apo autobusët kanë nevojë për burime energjie. Ata e marrin energjinë nga lënda djegëse që ndodhet në depozitat e tyre. Veprimtaria 2.1AVeprimtari që kërkojnë energjiHShProvoni disa veprimtari që kërkojnë energji.• Ngrini një ngarkesë të rëndë, duke përdorur një çikrik.• Ngjishni ose tërhiqni një sustë.• Fryni një tullumbace.Si përdoret në këto raste energjia e ruajtur në trupin tuaj?Furnizimi me karburant i një makine. Për të tërhequr slitën nevojitet energji.Njësia e energjisë është xhauli (J). Shpeshherë përdoret dhe kiloxhauli (1 kJ = 1000 J). Njësia xhaul, me të cilën matim energjinë është quajtur kështu për nder të Xhejms Xhaulit, i cili në shekullin XIX bëri zbulime të rëndësishme rreth energjisë. 
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30