Page 27 - Demo
P. 27
2 Energjia 252.1 Përdorimi i energjisë• Çdo veprimtari, që të kryhet, kërkon energji.• Ne përdorim burime të ndryshme energjie. PërmbledhjeVeprimtaria 2.1BBota e energjisëSa më shumë zhvillohen vendet, aq më shumë energji përdorin njerëzit. Diskutoni në grup për mënyrën e furnizimit me energji në mjedisin rreth jush. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.• Ku ndodhen pikat e furnizimit të karburantit në qendrën tuaj të banimit? Si mbërrin karburanti atje?• A përdorni në shtëpinë tuaj karburant, si për shembull gaz ose vajgur? Si mbërrin ai deri tek ju?• A e dini vendndodhjen e ndonjë hidrocentrali apo termocentrali? A keni parë kabllo elektrike që sjellin elektricitetin në lagjen tuaj?• A keni parë ndonjëherë pus nafte apo minierë qymyri? Elektriciteti përçon energjiTransferimi i energjisë nga një vend në një tjetër mund të bëhet nëpërmjet elektricitetit. Elektriciteti zakonisht prodhohet në stacione të mëdha, sikurse janë hidrocentralet dhe termocentralet. Këto stacione gjenden larg zonave të banuara që përdorin elektricitetin. Elektriciteti përçohet deri te përdoruesit me anë të kabllove metalike (telave). Sikurse thamë më lart, çdo veprim, sado i thjeshtë të jetë, kërkon energji, e cila natyrisht ka një burim.Në vazhdim të kapitullit do të shohim më nga afër se për të kryer çdolloj veprimtarie nevojitet energji.Elektriciteti i prodhuar në hidrocentrale dhe termocentrale përçohet me anë të telave të lidhur në shtylla të larta.HSh

