Page 28 - Demo
P. 28


                                    26 2 Energjia2.2 Burime kimike të energjisëPër të kryer një jetë aktive na nevojitet energji, të cilën e marrim nga ushqimi.Në jetën e përditshme përdorim edhe burime të tjera energjie, për shembull kur gatuajmë ose ngrohim shtëpitë tona, kur udhëtojmë me autobus apo veturë.Aeroplani në figurë po furnizohet me lëndë djegëse. Lëndët djegëse duhet të digjen që të çlirojnë energjinë e ruajtur në to.Aeroplanit i nevojitet energji. Ai përdor një lloj të veçantë vajguri si lëndë djegëse.Veprimtaria 2.2Energjia e çliruar prej lëndëve djegësePër të marrë energji prej një lënde djegëse, ajo duhet të digjet. Energjia e përftuar nga djegia e saj mund të përdoret për të ngrohur një sasi uji.1. Vendosni një enë laboratori me ujë të ftohtë mbi një mbajtëse laboratori. Futni një termometër në ujë. Shënoni temperaturën që tregon ai.2. Vendosni një qiri nën enë. 3. Ndizni qiririn dhe shtypni kronometrin për matjen e kohës.4. Matni temperaturën e ujit pas çdo minute. Rezultatet shënojini në një tabelë. 5. Ndërtoni një grafik me rezultatet që morët.6. Përdorini ato për të arritur në një përfundim, duke iu përgjigjur pyetjes: A i jep qiriu ujit energji me të njëjtin ritëm? Shpjegoni përgjigjen tuaj. 7. Përsëritni hulumtimin dhe matjet, duke përdorur si ngrohës një llambë me alkool.8. Krahasoni ndryshimin e temperaturës së ujit për të dy ngrohësit.Bateritë ruajnë energjiElektriku i dorës është një tjetër pajisje që ka nevojë për burim energjie. Energjinë që i nevojitet për të dhënë dritë, ai e merr prej baterive.Kur gjithë energjia e ruajtur në një bateri është përdorur, atëherë thuhet se bateria është shkarkuar apo “ka rënë”.Disa lloje baterish mund të ngarkohen sërish. Kjo do të thotë që pasi shkarkohen, ato mund të bëhen përsëri burim energjie.1. Për gatim, shpesh përdorim lëndë djegëse.Përmendni disa të tilla.Pyetje dhe detyraZ+AHShBateritë janë një burim i dobishëm energjie.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32