Page 29 - Demo
P. 29


                                    2 Energjia 27• Ushqimet, lëndët djegëse dhe bateritë ruajnë energjinë.• Ato janë të gjitha burime kimike të energjisë.Përmbledhje 2.2 Burime kimike të energjisëNjë bateri përmban lëndë kimike.Bateritë e përdorura që nuk duhen më, duhet të hidhen në koshin e riciklimit.3. Nëse flakni një bateri të përdorur, lëndët e saj kimike mund të përhapen dhe të dëmtojnë mjedisin. Shpjegoni pse përdorimi i baterive që ngarkohen sërish është më pak i rrezikshëm për ambientin.Pyetje dhe detyraZ+AZ+A2. Përveç elektrikut të dorës, përmendni tri pajisje të tjera, të cilat përdorin bateri si burim energjie.Pyetje dhe detyraLëndët kimike ruajnë energjiUshqimet, lëndët djegëse dhe bateritë janë të gjitha burime energjie. Ato kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: janë të gjitha të përbëra prej lëndësh kimike. Prandaj themi që lëndët kimike ruajnë energji. Lëndët djegëse, të tilla si nafta apo gazi, duhet të digjen që të çlirojnë energji. Djegia është një reaksion kimik. Që të merrni energji nga ushqimet që hani, brenda jush duhet të ndodhë një reaksion kimik. Brenda një baterie ka lëndë kimike, të cilat hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën dhe japin elektricitet. (Hapja e baterive nuk këshillohet, pasi lëndët kimike brenda saj mund të jenë të rrezikshme. Vetëm mësuesi mund t’jua tregojë ato në mënyrë të sigurt dhe të padëmshme.) Energjia bërthamoreTë gjitha lëndët përbëhen prej grimcash të vogla që quhen atome. Në qendër të çdo atomi ka një bërthamë. Energjia e ruajtur në të quhet energji bërthamore. Energjia bërthamore çlirohet ose nga bashkimi i atomeve, ose nga ndarja e tyre. Energjia që marrim nga Dielli çlirohet nga bashkimi i atomeve të hidrogjenit. Energjia bërthamore sot përdoret për përftimin e energjisë elektrike. 
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33