Page 30 - Demo
P. 30


                                    28 2 Energjia2.3 Burime të tjera energjieÇdolloj ore, që të punojë në vazhdimësi, i duhet një burim energjie.• Disa lloje orësh përdorin bateri për t’u furnizuar me energjinë e nevojshme. • Disa të tjera përdorin një sustë që mbështillet. Gjatë çmbështjelljes së ngadaltë të sustës, ora punon.• Orë të tjera përdorin një peshë të rëndë, e cila ngrihet lart. Gjatë rënies së ngadaltë të saj ora punon.Energjia e ruajtur në një sustëNjë sustë duhet të zgjatet ose të ngjishet që të ruajë energjinë. Kur lihet e lirë, ajo kthehet në gjendjen e mëparshme, duke çliruar kështu energjinë e saj.Një sustë e zgjatur ose e ngjeshur grumbullon dhe ruan energji elastike. Veprimtaria 2.3ALodra që përdorin burime energjieÇdo lodër, që të punojë, ka nevojë për një sasi të caktuar energjie.Shqyrtoni lodra të ndryshme.A e dini se si punojnë ato?A mund ta gjeni burimin e energjisë që përdor secila lodër? • Cilat lodra përdorin bateri?• Cilat lodra përdorin susta të ngjeshura apo të tendosura?• Cilat lodra kanë pjesë të ngritura lart, të cilat kur bien krijojnë lojën?1. Një shirit llastiku mund të ruajë energji. a) Shpjegoni se si mund të bëhet ai ruajtësi energjisë.b) Si mund të çlirohet kjo energji?2. Përshkruani një lodër që përdor një shirit të tillë si burim energjie.Pyetje dhe detyraZ+AÇelësi në pjesën e pasme të orës përdoret për të mbledhur një sustë brenda saj.Orë të ndryshme përdorin burime të ndryshme energjie. Tendosja e sustave është një punë e vështirë që forcon muskujt. peshë e ngritur lart
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34