Page 31 - Demo
P. 31


                                    293. Një makine lodër i nevojitet një burim energjie për të lëvizur. Si mund t’i jepni asaj energji potenciale të rëndesës që të lëvizë kur ta lini të lirë?4. Përfytyroni sikur po hidheni në një tapet elastik.a) Emërtoni energjinë e grumbulluar kur shtynipër poshtë tapetin e tendosur.b) Emërtoni energjinë e grumbulluar kur jenilart në ajër. Pyetje dhe detyra2 EnergjiaVeprimtaria 2.3BSkicim lodrash • Një trup i zgjatur ose i ngjeshur, sikurse është susta, ruan energji elastike.• Një trup i ngritur lart ruan energji potenciale të rëndesës. PërmbledhjeNdërtoni një prej lodrave:• lodër që përdor energji elastike; • lodër që përdor energji potenciale të rëndesës.Tregoni si punon dhe si ruhet energjia në lodrën që ndërtuat.2.3 Burime të tjera energjieEnergjia e ruajtur në një trup të ngriturÇekiçi është një trup i rëndë. Kur e ngrini lart për të goditur gozhdën, ai grumbullon energji. Energjia e grumbulluar përdoret sërish, kur e ulni çekiçin dhe goditni me të.Për të ngritur një çekiç duhet të mposhtim forcën e rëndesës që e tërheq për poshtë. Kështu ne themi se një trup i ngritur grumbullon dhe ruan energji potenciale të rëndesës (gravitacionale). Një energji të tillë grumbullon dhe ruan uji pas një dige në hidrocentrale. Nëse uji rrjedh, energjia e tij potenciale mund të përdoret për rrotullimin e rrotës së mullirit ose për të prodhuar elektricitet.Z+AZ+APër të ngulur gozhdën përdoret energjia që zotëron çekiçi.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35