Page 32 - Demo
P. 32
30Veprimtaria 2.4AShkëmbimi i energjisë termikeNë këtë veprimtari do të shqyrtoni se çfarë ndodh kur përzieni dy burime të ndryshme të energjisë termike. Për këtë ju duhet një enë me ujë të ngrohtë dhe një tjetër me ujë të ftohtë. Matni dhe shënoni temperaturat e tyre.1. Hidhni 100 cm3 ujë të ftohtë në një enë të madhe laboratori. Shtoni edhe 100 cm3 të tjerë ujë të ngrohtë. Parashikoni temperaturën që do të ketë përzierja.2. Përzieni ujin dhe pastaj matni temperaturën e përzierjes. A ishte i saktë parashikimi juaj?3. A mund ta parashikoni temperaturën përfundimtare, nëse përzieni 50 cm3 ujë të ftohtë me 50 cm3 ujë të ngrohtë?1. Nëse ngrohni në zjarr një gur të madh dhe një të vogël, cili prej tyre ruan më shumë energji? Shpjegoni përgjigjen tuaj.Pyetje dhe detyra2.4 Energjia termike2 EnergjiaNjë trup i ngrohtë zotëron energji termike.Sa më shumë ta ngrohim, aq më tepër energji grumbullon ai.Në vijim tregohet një nga mënyrat që përdornin njerëzit për të ngrohur ujin dhe për të gatuar ushqimin e tyre.• Ata vendosnin gurë të mëdhenj në zjarr. • Gurët nxeheshin dhe ruanin shumë energji termike.• Pastaj gurët e nxehtë i fusnin në ujë. Uji ngrohej, pra ai merrte energjinë termike të gurëve.Një fotografi me kamera termike tregon se cilat sende zotërojnë më shumë energji termike.HSh 100 cm3 ujë i ftohtë100 cm3 ujë i ngrohtë

