Page 33 - Demo
P. 33


                                    31Veprimtaria 2.4BFtohja e ujit • Një trup i ngrohtë zotëron energji termike.• Energjia e shpërhapur nga një trup i ngrohtë i shkon mjedisit përreth.Përmbledhje Në këtë veprimtari do të gjeni si ndryshon temperatura e ujit të ngrohtë, nëse energjia termike e tij shpërhapet.Diskutoni me mësuesin se si mund ta kryeni një eksperiment të tillë. Shënoni rezultatet dhe paraqitini në mënyrë të përshtatshme. Përpiquni të shpjegoni rregullsinë në këto rezultate.2.4 Energjia termike2 EnergjiaHShShpërhapja e energjisë termike Kur një trup e ruan energjinë për një kohë të gjatë, themi se kemi të bëjmë me një ruajtës të mirë energjie.Një bateri elektrike mund ta ruajë energjinë për vite të tëra. Në lëndët djegëse, të tilla si nafta apo gazi, energjia ruhet për miliona vjet.Ruajtësit e energjisë termike nuk janë të tillë. Energjia e tyre shpërhapet në mjedis. Prandaj një trup i ngrohtë, me kalimin e kohës, ftohet.Po t’i mbani duart pranë një trupi të ngrohtë, do të ndieni energjinë e shpërndarë prej tij. Nëse ushqimi është tepër i nxehtë duhet të prisni që të ftohet, pra, që energjia e tij termike të shpërhapet në mjedis.2. Nëse energjia largohet nga një trup i ngrohtë, çfarë ndodh me temperaturën e tij?3. Toka ngrohet nga energjia e shpërndarë prej një trupi të nxehtë që ndodhet shumë larg prej saj. Cili është ai?Pyetje dhe detyra
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37