Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Veprimtaria 2.5AKrahasime të energjive kinetike Në figurë tregohet një mënyrë për hulumtimin e energjisë kinetike. Një sferë qelqi hidhet në një enë me rërë. Sfera lë gjurmë në rërë. Sa më shumë energji kinetike të ketë një trup, aq më e madhe është gjurma që lë ai.1. Tregoni që një trup ka më shumë energji kinetike, nëse lëviz më shpejt. 2. Tregoni që një trup me masë të madhe ka më shumë energji kinetike, sesa një trup me masë më të vogël që lëviz me të njëjtën shpejtësi. 1. a) Cili prej çiklistëve në figurë zotëron energji kinetike? b) Si mund të fitoni energji kinetike papërdorur biçikletë?Pyetje dhe detyra2.5 Energjia kinetike2 EnergjiaKur ngasin biçikletën, njerëzit shtyjnë pedalet e saj. Sa më shumë i shtyjnë, aq më shpejt lëvizin.Pedalimi është i vështirë dhe kërkon energji. Energjia e njeriut i shkon biçikletës. Kur ajo është në lëvizje themi se ka energji kinetike. Personi që pedalon biçikletën gjithashtu ka energji kinetike, sepse është në lëvizje. Çdo trup që lëviz ka energji kinetike. Kur ndalon lëvizjen ai nuk ka më energji kinetike. Çiklisti që lëviz zotëron energji kinetike.Nga se varet energjia kinetikeSa më shpejt të lëvizë një trup, aq më shumë energji kinetike zotëron. Nëse dy trupa lëvizin me të njëjtën shpejtësi, ai që ka masë më të madhe, ka më shumë energji kinetike.(Kujtojmë që masa matet me gramë ose kilogramë.) Pra, energjia kinetike e një trupi varet nga masa dhe shpejtësia e lëvizjes së tij. Për ta lëvizur shpejt elefantin duhet shumë energji.HSh
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38