Page 35 - Demo
P. 35


                                    33• Një trup që lëviz, zotëron energji kinetike.• Sa më e madhe të jetë masa dhe shpejtësia e një trupi, aq më e madhe është energjia e tij kinetike. • Fërkimi zvogëlon energjinë kinetike dhe shkakton ngrohjen e trupave.Përmbledhje 2.5 Energjia kinetike2 Energjia2. Një veturë dhe një kamion po lëvizin në rrugë përkrah njëri-tjetrit. Cili prej tyre ka më shumë energji kinetike? Shpjegoni përgjigjen. Pyetje dhe detyra3. a) Kur një veturë ngadalësohet, frenat e saj ngrohen. Shpjegoni përse ndodh kjo.b) Shpjegoni pse frenat e një makine ngrohen më shumë se ato të një biçiklete. Pyetje dhe detyraFërkimi pengon lëvizjen Në kapitullin e parë kemi mësuar që forca e fërkimit ngadalëson lëvizjen e trupave. Fërkimi zvogëlon energjinë kinetike të trupave që lëvizin. Ai bën që trupat të ngrohen. Për shembull, kur një veturë lëviz, ndërmjet saj dhe ajrit ka fërkim. Kjo bën që vetura të ngadalësohet dhe ajri të ngrohet. Veprimtaria 2.5BFërkimi shkakton ngrohje Provoni këto dy veprimtari të shkurtra për të treguar se si forca e fërkimit jo vetëm i ngadalëson trupat, por edhe i ngroh ata.1. Fërkoni duart tuaja me njëra-tjetrën. Do të ndieni që ato ngrohen. Si mund t’i ngrohni më shumë?2. Jashtë klasës, njëri nga nxënësit nget biçikletën dhe frenon. Pasi ai ndalon, prekni frenat dhe diskun e rrotës. A janë të ngrohta?Ngadalësimi i lëvizjes Kur një çiklist zvogëlon shpejtësinë, energjia kinetike e tij zvogëlohet. Përse zvogëlohet kjo energji?Për të ndaluar një biçikletë, çiklisti mëshon mbi frena. Frenat mëshojnë mbi rrota. Forca e fërkimit mes frenave dhe rrotave ngadalëson biçikletën, derisa ajo ndalon. Frenat dhe rrotat ngrohen. Kjo bën që energjia e tyre termike të rritet. Për këtë arsye, energjia kinetike e biçikletës zvogëlohet. 
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39