Page 36 - Demo
P. 36


                                    341. Lista e mëposhtme tregon disa pajisje që mund të gjenden në një zyrë.abazhur telefon gërshërë kompjuter kapëse letrashCilat prej tyre duhet të furnizohen me energji elektrike që të funksionojnë?Pyetje dhe detyra2.6 Përçimi i energjisë 2 EnergjiaDeri tani keni mësuar për mënyrat e ndryshme të ruajtjes së energjisë. Në vazhdim do të shohim se si mund të përçohet energjia nga një vend në një tjetër.Elektriciteti përçon energjiBateritë janë të dobishme, sepse nëpërmjet energjisë kimike që ruajnë, japin elektricitet.Lidhni një bateri në një qark elektrik. Kalimi i elektricitetit në tela bën që një llambë të ndriçojë ose një motor të punojë.Elektriciteti vjen në shtëpitë tona nëpërmjet linjave elektrike (rrjetit elektrik). Në këtë mënyrë sigurohet energji për llambat e ndriçimit, ngrohësit, lavatriçet, televizorët dhe shumë pajisje të tjera. Linjat elektrike furnizojnë me energji shumë më mirë se bateritë.Energjia elektrike përçohet deri aty ku nevojitet, nëpërmjet elektricitetit që kalon nëpër tela.Shpërhapja e energjisë termikeKur një trup është i ngrohtë thuhet se zotëron energji termike. Nëse ai është më i ngrohtë se mjedisi përreth, energjia e tij shpërhapet pak nga pak. Energjia nga një trup i ngrohtë shpërhapet nëpërmjet rrezatimit termik që quhet dhe nxehtësi.Nëse një trup është shumë i nxehtë, ai mund të ndriçojë. Nga një trup i tillë energjia shpërhapet nëpërmjet rrezatimit të dritës dhe quhet energji drite.Një shembull i mirë i burimit të energjisë së dritës është llamba e ndezur. Brenda saj ndodhet një tel i nxehtë apo gaz i nxehtë. Drita e llambës shpërhapet në të gjitha drejtimet.Energjia e dritës shpërhapet në të gjitha drejtimet, ashtu sikurse drita e këtyre llambave shumëngjyrëshe.Ventilatorët përdorin energji elektrike.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40