Page 37 - Demo
P. 37


                                    352.6 Përçimi i energjisëVeprimtaria 2.6Përçimi i energjisë• Energjia mund të përçohet nga një trup në një tjetër.• Përçimi i energjisë bëhet nëpërmjet: elektricitetit; nxehtësisë; dritës; tingullit.PërmbledhjeBëni disa eksperimente të thjeshta që tregojnë mënyra të ndryshme të përçimit të energjisë. Për secilin rast, përcaktoni nëse përçimi bëhet nëpërmjet:• elektricitetit;• rrezatimit (termik dhe të dritës);• tingullit.Përmendni dhe shembuj të tjerë.2 EnergjiaTingulli përçon energji Goditja e një tamburi dëgjohet edhe më larg se vendi ku ndodhet ai. Energjia e dorës i përçohet tamburit dhe ai dridhet.Dridhjet e tamburit, të cilat bartin energji, përçohen përmes ajrit dhe mbërrijnë deri te veshët tanë. Ajo që dëgjojmë quhet tingull.Dridhjet e tamburit ndalojnë shumë shpejt. Energjia e tij përçohet deri te dëgjuesi nëpërmjet tingullit.Përçimi i energjisë mund të bëhet nëpërmjet elektricitetit, nxehtësisë, dritës dhetingullit.Pra energjia përçohet në mënyra të ndryshme.Tamburisti duke i rënë tambureve. 2. a) Me çfarë energjie duhet furnizuar një llambë që të punojë? b) Cilat janë dy llojet e energjisë që shpërhapen prej llambës së ndezur?Pyetje dhe detyra
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41