Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Veprimtaria 2.7ANdryshimet e energjisë Në figurë jepet “treni i shpejtësisë” në një park lojërash. Ai fillimisht ngjitet lart dhe pastaj zbret tatëpjetë duke lëvizur gjithnjë e më shpejt. Më pas frenon dhe vazhdon të lëvizë ngadalë derisa ndalon. Gjatë lëvizjes për lart apo për poshtë, energjia e trenit ndryshon formë, por gjithmonë ruhet.Diskutoni me shokët se si ndryshon ajo.• Çfarë energjie zotëron treni kur është lart?• Çfarë energjie zotëron treni kur lëviz me shpejtësi?• Kur mjeti ngadalësohet, rrotat dhe frenat ngrohen. Çfarë ndryshimi energjie ka ndodhur?1. Bëni dy lista ku të renditni:a) llojet e energjisë dhe burimet e tyre;b) mënyrat e ndryshme të përçimit të energjisë.Pyetje dhe detyra2.7 Energjia ndryshon formë 2 EnergjiaLe të përmbledhim çfarë kemi mësuar deri tani rreth energjisë. • Çdo veprimtari, që të kryhet, kërkon energji.• Energjia ruhet në mënyra të ndryshme.• Energjia përçohet në mënyra të ndryshme.Tabela e mëposhtme tregon llojin e energjisë dhe përshkrimin përkatës. Lloji i energjisë Përshkrimi energjia kimike energjia e një lënde kimikeenergjia elastike energjia e një trupi që zgjatet ose ngjishetenergjia elektrike energjia e përçuar nga elektricitetienergjia potenciale e rëndesës energjia e një trupi të ngritur lartnxehtësia energjia e shpërhapur nga një trup i ngrohtëenergjia kinetike energjia e një trupi që lëvizenergjia e dritës energjia e shpërhapur nga një trup që ndriçonenergjia termike energjia e një trupi të ngrohtëenergjia e tingullit energjia që vjen nga burime që dridhen
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42