Page 40 - Demo
P. 40
381. Lënda djegëse (nafta) ruan energji. Çfarë lloj energjie ruan ajo?Pyetje dhe detyra2.8 Parimi i ruajtjes së energjisë2 EnergjiaKu shkon energjia?Fotografia përbri tregon një ekskavator që përdoret në kantiere ndërtimi. Ai gërmon, heq dheun dhe ngre tulla. Për të bërë këto gjëra, atij i nevojitet një burim energjie. Këtë energji e merr nga lënda djegëse (nafta) që ka në depozitë. Kur ekskavatori ngre, shtyn apo tërheq trupa të ndryshëm, ai kryen punë. Për shembull, kur ngre disa tulla, ai rrit energjinë e tyre potenciale të rëndesës. Lënda djegëse e furnizon ekskavatorin me 10 000 kJ energji, prej së cilës 2 000 kJ shndërrohen në punë dhe 8 000 kJ në nxehtësi. Pra rendimenti është:Ruajtja e energjisë Një elektrik dore përdor bateri si burim energjie. Nëse përdoret gjatë, me kalimin e kohës bateria do të bjerë. Energjia kimike e ruajtur në bateri, fillimisht shndërrohet në energji elektrike (në telat e ndriçuesit kalon elektricitet). Më pas energjia elektrike shndërrohet në dy forma të energjisë:Rendimenti Një pjesë e energjisë së burimit përdoret gjithmonë për punë. Ajo quhet energji e dobishme. Pjesa tjetër e energjisë që i kalon mjedisit në formë nxehtësie quhet energji e padobishme.Rendimenti i një burimi tregon se ç’pjesë e energjisë së plotë që ai jep, shndërrohet në energji të dobishme. Ai llogaritet me formulën: Diagramet e energjisëShndërrimet e energjisë gjatë një procesi tregohen me një diagram energjie, që quhet diagrami i Senkit. Çdo shigjetë e diagramit emërtohet. Sa më e trashë të jetë një shigjetë, aq më e madhe është energjia që tregon ajo. Në figurën përbri jepet diagrami i energjisë së shembullit të mësipërm. 2 000 kJ shndërrohen në punë10 000 kJ energji nga lënda djegëse8 000 kJ shndërrohen në nxehtësiMotori i tij ngrohet, dhe kjo kërkon energji. Meqenëse ekskavatori është më i ngrohtë se mjedisi, nxehtësia shpërhapet prej tij në mjedis.

