Page 41 - Demo
P. 41


                                    39• Energjia ruhet.• Energjia nuk mund të krijohet apo të zhduket. Ajo vetëm mund të ndryshojë nga një formë në një tjetër. Ky është parimi i ruajtjes së energjisë.• Rendimenti i një burimi tregon se ç’pjesë e energjisë së plotë që ai jep, shndërrohet në energji të dobishme. PërmbledhjeVeprimtaria 2.8Poster energjieParimi i ruajtjes së energjisë është një nga përfundimet më të rëndësishme në shkencë.Bëni një poster që t’ju ndihmojë ta mbani mend këtë parim.Posteri juaj duhet të tregojë si ndryshon energjia nga një formë në një tjetër, por kurrë nuk zhduket.2.8 Energjia ruhet2. Një elektrik dore ndizet duke marrë nga bateria një energji 100 J. Nëse elektriku prodhon një energji të dritës 10 J, sa nxehtësi do të çlirohet prej tij?Pyetje dhe detyra2 EnergjiaXhejms XhauliEnergjia nuk zhduket kurrë. Ajo shndërrohet nga një formë në një tjetër. Ky është një ndër përfundimet shkencore më të rëndësishme dhe quhet parimi (ligji) i ruajtjes së energjisë. Në vazhdim janë dhënë dy mënyra të ndryshme të formulimit të këtij parimi:• Energjia as mund të krijohet, as mund të zhduket. Ajo vetëm mund të ndryshojë nga një formë në një tjetër. • Sasia e energjisë pas ndryshimit është e njëjtë me sasinë e energjisë para ndryshimit. Energjia nuk zhduket kurrëKur bëjmë një punë të vështirë, përdorim një pjesë të energjisë së ruajtur në trupin tonë. Kur lëmë ndezur një elektrik dore për një kohë të gjatë, përdoret energjia e ruajtur në bateri.Megjithatë, kjo nuk nënkupton se energjia është zhdukur. Ajo është larguar nga burimi (ruajtësi), duke u shndërruar në forma të tjera. • energji e dritës (drita që del nga ndriçuesi);• energji termike (llamba ngrohet).Nëse do të vlerësonim sasinë e energjisë që ka bateria dhe sasinë e energjisë së dritës e të energjisë termike (nxehtësisë) që del nga llamba do të gjenim se ato janë të njëjta. Gjithë energjia kimike e ruajtur në bateri shndërrohet në energji të dritës dhe në nxehtësi. 
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45