Page 44 - Demo
P. 44
42 3 Toka dhe universi1. Si quhen shkencëtarët që merren me studimin e hapësirës? 2. Ela thotë: “Ne shohim Diellin gjatë ditës dhe Hënën gjatë natës”. A është e saktë thënia e saj? Shpjegoni përgjigjen.Pyetje dhe detyra3.1 Dita dhe nataNe jetojmë në Tokë. Gjatë ditës, në qiell, shohim Diellin, por hera-herës edhe Hënën.Natën, kur qielli është i errët, mund të shohim Hënën dhe yjet.Dielli, Hëna dhe yjet janë trupa qiellorë, shumë larg nga Toka.Astronomi gjatë vrojtimit të hapësirës me teleskop.Pse kemi ditë dhe natë?Çdo ditë Dielli del në lindje. Ai lëviz nëpër qiell dhe në mesditë është në pikën më të lartë. Më pas ulet në perëndim. Vjen nata.Në figurën e mëposhtme jepen dy modele që shpjegojnë këtë rregullsi. Toka rrotullohet rreth këtij boshti.Poli iVeriutboshtiPoli i Jugutlindja e Diellitlindje perëndimmesditëperëndimi i DiellitDielliTokagabimTokaKjo figurë jep modelin e një shpjegimi të gabuar. Sipas këtij modeli, Toka qëndron e palëvizshme në hapësirë dhe Dielli vërtitet rreth saj një herë në ditë.Kjo figurë jep modelin e shpjegimit të saktë. Sipas këtij modeli, Toka nuk është e palëvizshme në hapësirë. Ajo rrotullohet rreth boshtit të saj, duke bërë çdo ditë një rrotullim të plotë. Kjo bën që Dielli të duket sikur vërtitet rreth Tokës.Boshti i rrotullimit të Tokës është një vijë që bashkon Polin e Veriut me Polin e Jugut. Atë mund ta krahasojmë me një shufër që e përshkon Tokën mes për mes. Dielli duket sikur lëviz nga lindja në perëndim. Kjo do të thotë se Toka rrotullohet nga perëndimi në lindje.saktëDielli

