Page 45 - Demo
P. 45
3 Toka dhe universi 43Veprimtaria 3.1Rrotullimi i Tokës• Gjatë ditës Dielli duket sikur lëviz nëpër qiell nga lindja në perëndim.• Kjo ndodh, sepse Toka rrotullohet rreth boshtit të saj nga perëndimi në lindje, duke formuar ditën dhe natën.PërmbledhjeNëse vrojtoni yjet natën, do të shikoni se edhe ato lëvizin nëpër qiell nga lindja në perëndim. Kjo dukuri kuptohet qartë duke kryer veprimtarinë e mëposhtme:Një nxënës ulet në një karrige rrotulluese. Ai përfaqëson Tokën. Vështrimi i tij duhet të jetë drejt përpara. Nxënësit e tjerë qëndrojnë në pozicione të ndryshme rreth karriges. Njëri prej tyre përfaqëson Diellin, kurse të tjerët përfaqësojnë yjet. Mësuesi rrotullon karrigen djathtas. Nxënësi “Tokë” përshkruan se çfarë shikon. Parashikoni se çfarë do të shohë ai, nëse karrigia rrotullohet majtas.3.1 Dita dhe nata3. Në pjesën e Tokës që nuk është e kthyer nga Dielli, është ditë apo natë? 4. Shikoni figurën e Tokës në rrotullim. Cili do ta shohë i pari lindjen e Diellit, një banor i Indisë apo një banor i Australisë?Pyetje dhe detyraZ+ADielliEvropaAfrikaIndiaAustraliaPërreth botësPër shkak të rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj, është ditë vetëm në gjysmën e Tokës që gjendet përballë diellit. Ndërkohë që Toka rrotullohet, pjesa e ndriçuar nga dielli i largohet atij, duke lëvizur drejt natës. Sipas figurës, në Afrikë dhe në Evropë është ditë, në Indi po afrohet nata, kurse në Australi është mesi i natës.

