Page 46 - Demo
P. 46


                                    44Veprimtaria 3.2AYjësitëNëse njihni disa yjësi, atëherë mund të shikoni se si ndryshon pamja e qiellit të natës gjatë vitit. 1. Bëni disa modele yjësish. Për këtë, bazohuni në një libër me pamje të yjësive dhe përdorni letër të zezë e letër alumini. 2. Ndajini modelet me shokët e klasës. Sa yjësi mund të mësonipër 10 minuta?3. Në pika të ndryshme të sipërfaqes së Tokës, forma e një yjësie duket e ndryshme. Përpiquni të shpjegoni pse ndodh kështu. 3.2 Qielli i yjëzuarNë një natë të kthjellët, mund të shohim yjet. Ato duken si pika të ndritshme në qiellin e natës. Gjatë ditës, nuk i shikojmë dot yjet, sepse drita e Diellit është më e fortë se drita e tyre.Lëvizja e yjevePo të vështrojmë yjet për një kohë të gjatë, do të vërejmë se ato duket sikur lëvizin nëpër qiell. Fotografia në të djathtë tregon lëvizjen e dukshme të yjeve. Grupimet e yjeveYjet më të ndritshme në qiellin e natës duket se grupohen, duke formuar figura të caktuara. Këto figura quhen yjësi (konstelacione).Megjithëse duket se yjet e një yjësie janë afër në qiell, ato mund të jenë shumë-shumë larg njëri-tjetrit. Figura në të djathtë tregon dy yjësi, format e të cilave mbahen mend lehtësisht. Shumë prej yjësive janë emërtuar nga grekët e lashtë, mbi 2000 vjet më parë.Kjo fotografi e bërë me aparat të posaçëm tregon rrugët e yjeve gjatë natës.1. Sikurse edhe Dielli, çdo yll përshkon një rrugë në qiell, nga lindja në perëndim. Jepni një shpjegim për këtë. 2. Në fotografi, disa nga rrugët e yjeve janë më të ndritshme se të tjerat. Çfarë tregon kjo?Pyetje dhe detyraZ+AZ+AYjësia e Orionit Yjësia e Kasiopeas3 Toka dhe universi
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50