Page 47 - Demo
P. 47


                                    45• Yjet duket sikur lëvizin në qiell gjatë natës nga lindja në perëndim, sepse Toka rrotullohet nga perëndimi në lindje.• Ne shohim yjësi të ndryshme në kohë të ndryshme të vitit, sepse Toka lëviz përgjatë orbitës së saj rreth Diellit.PërmbledhjeVeprimtaria 3.2BToka në orbitën e sajNë këtë veprimtari, do të bëni të gjithë së bashku modelin e lëvizjes së Tokës në orbitën e saj rreth Diellit. Figura e mësipërme mund të përdoret si ndihmë.1. Vendosni në qendër të klasës një top ose llambë të madhe që do të përfaqësojë Diellin.2. Përdorni një top të vogël, i cili do të përfaqësojë Tokën. Me shkumës ose me spango bëni në dysheme një rreth me diametër thuajse dy metra, në qendrën e të cilit do të jetë “Dielli”. Ky rreth përfaqëson orbitën e Tokës rreth Diellit. Shënoni pozicionin e Tokës në janar dhe në korrik. 3. Ngjisni në faqet e mureve të klasës modelet e yjësive të krijuara në veprimtarinë 3.2A.4. Merreni “Tokën” dhe lëvizeni rreth orbitës së saj. Gjatë kësaj lëvizjeje bëni kujdes që “Diellin” ta keni pas shpine. (Në këtë mënyrë do të jeni në anën e Tokës ku është natë). Shënoni yjet që mund të shikoni në kohë të ndryshme të vitit.3.2 Qielli i yjëzuarkorrik janar Yjësitë gjatë një vitiNë kohë të ndryshme të vitit shohim yjësi të ndryshme. Për shembull, Yjësia e Orionit mund të shihet nga nëntori në shkurt, por jo nga maji në korrik. Kjo ndodh për shkak të lëvizjes së Tokës rreth Diellit. Rruga që ajo ndjek në hapësirë quhet orbitë. Tokës i duhet një vit për të përshkuar gjithë orbitën e saj. Figura djathtas tregon pozicionin e Tokës në janar dhe në korrik. Për të parë yjet, duhet të jemi në anën e errët të Tokës. Figura tregon se përse shihen yje të ndryshme në janar dhe në korrik.3. Orioni nuk mund të shihet në korrik. Bëni një kopje të thjeshtë të figurës së mësipërme. Shënoni se ku ndodhet kjo yjësi në këtë kohë.Pyetje dhe detyra3 Toka dhe universi
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51