Page 48 - Demo
P. 48
461. A janë “yjet endacake” vërtet yje? 2. Cili planet ka unaza?Pyetje dhe detyra3.3 Lëvizja e planetëve3 Toka dhe universi3. Urani dhe Neptuni u zbuluan kur u shpik teleskopi. Shpjegoni pse. Pyetje dhe detyraZ+APër mijëra vjet njerëzit kanë vrojtuar yjet në qiellin e natës dhe janë përpjekur t’u japin kuptim figurave që formonin yjësitë. Nga vrojtimet dilte se pozicionet e yjeve mbeteshin të njëjta nga viti në vit. Megjithatë u vu re diçka e çuditshme. Pesë prej yjeve e ndryshonin dalëngadalë pozicionin e tyre. Ato u quajtën “yje endacake” ose “planetë”. Tashmë e dimë që planetët nuk janë vërtet yje. Vrojtimi me teleskopYjet duken si pika të vogla të shndritshme në qiellin e natës. Një yll duket i vogël, madje dhe kur shihet me teleskop.Po të shihen me teleskop, vihet re se planetët duken të ndryshëm nga njëri-tjetri. Disa janë të vegjël, disa janë të mëdhenj, ndonjëri ka edhe unaza. Sot ka fotografi për të gjithë planetët. Për të marrë pamje sa më të sakta, fotografimet bëhen nga bordet e anijeve kozmike që fluturojnë në hapësirë.Çfarë është një planet?Planeti është një trup i madh qiellor, i cili vërtitet sipas një orbite të caktuar rreth një ylli. Toka është një nga tetë planetët e sistemit diellor. Gjithë planetët e këtij sistemi vërtiten rreth Diellit. Çdo planet ka orbitën e vet. Planetët nuk enden pa ndonjë rregull në hapësirë. Ata mbahen në orbitat e tyre prej forcës tërheqëse të Diellit. Dy lloje planetëshKatër planetët më afër Diellit (Mërkuri, Afërdita, Toka dhe Marsi), që ndryshe quhen edhe planetë të brendshëm, janë më të ngrohtë. Ata njihen si planetë shkëmborë, për shkak të përbërjes së sipërfaqes së tyre. Katër planetët më larg Diellit (Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni), që ndryshe quhen edhe planetë të jashtëm, janë të mëdhenj dhe të ftohtë. Ata njihen si gjigantë të gaztë, sepse përbëhen nga gazi karbonik dhe lëndë të tjera të ngrira, të cilat në Tokë, në kushte normale, janë gaze. MërkuriJupiteriToka Urani AfërditaSaturniMarsiNeptuni

