Page 49 - Demo
P. 49


                                    47Veprimtaria 3.3Orbitat e planetëve• Planetët vërtiten rreth Diellit sipas orbitave të caktuara.• Dielli së bashku me planetët krijojnë sistemin diellor.PërmbledhjePlanetët vërtiten rreth Diellit sipas orbitave të tyre. Këto orbita nuk janë krejtësisht rrathë. Ato kanë formën e një rrethi paksa të shtypur që quhet elips. Në vazhdim tregohet se si ndërtohen rrathët dhe elipsat.1. Ngjisni mbi një dërrasë një copë të madhe letre. Ngulni mbi to një gozhdë. Pika e nguljes së gozhdës paraqet pozicionin e Diellit. 2. Lidhni dy fundet e një spangoje apo fjongoje duke krijuar një lak. Njërin skaj të lakut kalojeni te gozhda e ngulur.3. Tendoseni lakun e spangos me një laps, si në figurë. Lëvizeni lapsin përqark gozhdës duke e mbajtur lakun të tendosur. Maja e tij do të vizatojë një orbitë rrethore.4. Për të vizatuar një elips ngulni një gozhdë tjetër, pak centimetra larg së parës. Vizatoni një orbitë si më parë, me lakun e spangos rreth dy gozhdëve, si në figurë. Vendndodhjet e gozhdëve quhen vatra të elipsit. 5. Në elipsin e ndërtuar shënoni:• pikën ku planeti është më afër Diellit;• pikën ku planeti është më larg Diellit.Dielli ndodhet në një nga vatrat e elipsit.3.3 Lëvizja e planetëve4. Mbani mend renditjen e planetëve në sistemin diellor. Cili është planeti më afër Diellit? Po më larg? Pyetje dhe detyra3 Toka dhe universiMërkuri Jupiteri Toka Urani AfërditaSaturniMarsisistemi diellorNeptunivizatimi i një rrethivizatimi i një elipsiSistemi diellor Dielli dhe të gjithë planetët që vërtiten rreth tij, së bashku me hënat e tyre formojnë sistemin diellor. Pjesë e të sistemit diellor janë edhe asteroidet, kometat dhe meteorët.Trupa të tjerë që vërtiten rreth DiellitNdërmjet planetëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm ndodhet një brez asteroidesh që vërtiten rreth Diellit. Mendohet se ata janë pjesë planetësh të dikurshëm ose trupa të ngurtë me formë të çrregullt, të mbetur që nga formimi i sistemit diellor. Më i madhi ndër ta është sa një e treta e Hënës. Kometa është një trup qiellor i akullt që nxehet kur kalon pranë Diellit dhe formon një bisht të gaztë.Meteori është një mbetje e ngurtë e një asteroidi ose komete, i cili bëhet i dukshëm kur futet në atmosferën e Tokës, sepse digjet.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53