Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjeNë këtë libër trajtohet lënda e Fizikës, e përshtatur për kurrikulën e klasës së shtatë. Ky libër do t’ju ndihmojë të merrni mjaft njohuri për t’u bërë hulumtues dhe zbulues të natyrës që na rrethon.Mësoni si të bëheni hulumtuesGjatë temave mësimore, ju do të mësoni mjaft fakte dhe informacione të reja, madje do të filloni të mësoni se si mendojnë shkencëtarët. Ata mbledhin informacione, më pas bëjnë eksperimente për të zbuluar se si funksionojnë gjërat. Kështu, do të mësoni si të planifikoni një eksperiment për të gjetur përgjigjen e një pyetjeje, si t’i regjistroni të dhënat dhe si t’i përdorni ato për të nxjerrë një përfundim.Simboli HSh tregon se aktiviteti në fjalë do t’ju ndihmojë për të zhvilluar aftësitë hulumtuese shkencore.Përdorni njohuritë tuajaNga njëra anë, njohja dhe mësimi i fakteve dhe i ideve shkencore gjatë temave të ndryshme mësimore është me rëndësi, e nga ana tjetër ju vetë duhet të jeni të aftë t’i vini në zbatim këto fakte dhe ide.Simboli Z+A tregon se po ju kërkohet të përdorni njohuritë tuaja për të dhënë një përgjigje. Në bazë të njohurive shkencore që keni marrë, duhet të analizoni faktet dhe të nxirrni vetë përfundimet.Z+A (Z + A zbatim dhe analizë)Në fund të çdo kapitulli, janë vendosur ushtrimet përmbledhëse. Për çdo ushtrim është përcaktuar numri i pikëve për vlerësimin e nxënësit.3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10