Page 52 - Demo
P. 52
503.5 Hëna dhe fazat e saj. EklipsetHëna është një rruzull shkëmbor që duket në qiell. Më së shumti e shohim të shkëlqejë natën, por jo rrallë, ajo shfaqet edhe gjatë ditës. Ndryshimi i pamjes së Hënës Forma e dukshme e Hënës ndryshon ditë pas dite. Themi se Hëna shfaq fazatë ndryshme të saj. Hënë e plotë quhet kur pamja e saj është një qark i plotë.Hënë e re quhet kur pamja e saj është plotësisht e errët.Duhen rreth dy javë që Hëna të ndryshojë nga Hënë e re në Hënë të plotë. Ajo kthehet përsëri në Hënë të re pas dy javëve të tjera. Hënë e reditët0 4 8 12 15 18 22 26 30Hënë e plotë Hënë e reHënaToka3 Toka dhe universiPasqyrimi i dritës së DiellitHëna është një trup i ftohtë, të cilin e shohim, sepse pasqyron dritën e Diellit. Vetëm gjysma e saj ndriçohet nga drita e Diellit. Gjysma tjetër është në errësirë.Veprimtaria 3.5Një model HëneModeli i mëposhtëm mund të përdoret për të treguar përse Hëna ka faza.1. Brenda një kutie kartoni varni një top, i cili paraqet Hënën. Në një nga faqet anësore të kutisë hapni një vrimë përmes së cilës do të jepni dritë me një elektrik dore. Elektriku paraqet Diellin. 2. Për të parë se çfarë duket brenda kutisë hapni nga një vrimë në secilën faqe anësore.3. Ndizni elektrikun, në mënyrë që ai të ndriçojë njërën anë të topit. Vrojtoni përmes vrimës së parë. Përshkruani çfarë shikoni. 4. Vrojtoni nëpërmjet çdo vrime. Si duket topi i vrojtuar nga secila prej tyre? Mbani shënime.5. Vizatoni një skicë në të cilën tregohet se si duket topi i vrojtuar nga çdo vrimë. A janë të njëjta pamjet? Shpjegoni përgjigjen tuaj.vrima për vrojtimtop = Hëna elektrik = Dielli Hënës i duhet rreth një muaj për të shfaqur të gjitha fazat e saj.

