Page 53 - Demo
P. 53
513.5 Hëna dhe fazat e saj. Eklipset• Ana e Hënës e kthyer nga Dielli është e ndritshme. Ne e shohim Hënën, sepse ajo pasqyron dritën e Diellit.• Faza e Hënës ndryshon gjatë lëvizjes së saj nëpër orbitë. Hëna shfaq faza të ndryshme, sepse ne e shohim atë nga kënde të ndryshme. • Eklipsi i plotë apo i pjesshëm i Diellit ndodh atëherë kur Hëna gjendet ndërmjet Tokës dhe Diellit.• Eklipsi i plotë apo i pjesshëm i Hënës ndodh atëherë kur Toka gjendet ndërmjet Diellit dhe Hënës.PërmbledhjeHëna1234Pamje të Hënës nga Toka.TokaShpjegimi i fazave të HënësHëna vërtitet rreth Tokës. Për thuajse një muaj ajo kryen një rrotullim të plotë. Faqja e Hënës përballë Diellit është gjithmonë e ndritshme. Hëna shfaq faza të ndryshme, sepse ne e shohim atë nga kënde të ndryshme. • Kur Hëna ndodhet në pozicionin 1 në figurë, nga Toka shihet ana e errët e saj. Në këtë rast themi se është Hënë e re.• Kur Hëna ndodhet në pozicionin 3 në figurë, nga Toka shihet ana e ndriçuar e saj. Në këtë rast themi se është Hënë e plotë.• Kur Hëna ndodhet në pozicionin 2 ose 4 në figurë, shihet vetëm gjysma e saj. Në këtë rast themi se kemi gjysmëhënë.1. Sa javë kalojnë nga njëra Hënë e plotë në tjetrën? 2. Vizatoni një skicë për të treguar pozicionin e Diellit, të Hënës dhe të Tokës kur shikojmë një çerek hëne. Pyetje dhe detyraZ+Adrita e Diellit3 Toka dhe universiEklipsetEklipset janë dukuri natyrore dhe ndodhin si rrjedhojë e lëvizjes së planetëve rreth Diellit dhe e lëvizjes së satelitëve rreth planetëve.Për një vrojtues në Tokë mund të ketë eklips të Diellit ose eklips të Hënës.Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna gjendet ndërmjet Diellit dhe Tokës. Në sipërfaqen e Tokës formohet hija dhe gjysmëhija e Hënës. Eklipsi është i plotë kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna. Në këtë rast atij i duket vetëm kurora e ndritshme. Eklipsi është i pjesshëm kur Dielli mbulohet pjesërisht. Vrojtuesit e tij ndodhen në gjysmëhije. Gjatë rrotullimit të Hënës rreth Tokës ndodh që Toka të gjendet ndërmjet Diellit dhe Hënës. Kur Hëna futet në hijen e Tokës së ndriçuar prej Diellit, ndodh eklipsi i plotë i Hënës. Pra, drita që merr Hëna nga Dielli pengohet prej Tokës. Eklipsi i Hënës është i pjesshëm kur Hëna ndodhet pjesërisht në hijen e Tokës dhe pjesërisht në gjysmëhije. Ky eklips është vështirë të shihet me sy të lirë. orbita e Tokësorbita e Hënësorbita e Tokësorbita e HënësHënagjysmëhijehijegjysmëhijeHënaToka

