Page 54 - Demo
P. 54
521. Përmendni disa fjalë të tjera që fillojnë me gjeo dhe jepni kuptimin e tyre. A janë të lidhura të gjitha me Tokën?Pyetje dhe detyra2. Në kohën e Kopernikut njiheshin vetëm gjashtë planetë, ata më afër Diellit. Përmendni emrat e tyre.3. Në modelin heliocentrik vetëm një trup vërtitet rreth Tokës. Cili është ai?Pyetje dhe detyra3.6 Një revolucion në astronomiSot, të gjithë shkencëtarët pajtohen me faktin që Toka dhe të gjithë planetët vërtiten rreth Diellit. Por, u deshën shumë shekuj për t’u bindur të gjithë për këtë.Ne jemi mësuar të shohim Diellin, Hënën dhe yjet të lëvizin në qiell. Njerëzit nuk e ndiejnë nëse Toka është duke u rrotulluar apo jo. Prandaj, ishte e natyrshme që dikur ata të mendonin se Toka ishte e palëvizshme dhe çdo trup tjetër qiellor rrotullohej rreth saj. Kjo ide zgjati mbi 1500 vjet. Modeli, sipas të cilit mendohej se Toka ishte në qendër, u quajt modeli gjeocentrik (Toka në greqishten e vjetër quhet geos).Figura djathtas paraqet këtë model.Lëvizja e planetëvePër mijëra vjet, njerëzimi ka vrojtuar me kujdes planetët dhe yjet. Lëvizja e dukshme e planetëve nuk mund të shpjegohej me modelin gjeocentrik. Sikurse pamë në mësimin 3.3, planetët e ndryshojnë pozicionin e tyre në qiell. Për shembull, Mërkurin dhe Afërditën, ndonjëherë i shohim para lindjes së Diellit dhe ndonjëherë në perëndim të tij. Kjo tregon që ata nuk lëvizin me të njëjtën shpejtësi rreth Tokës. Për të shpjeguar këtë, astronomët sajuan mënyra të ndërlikuara. Por, rreth vitit 1510 astronomi polak, Nikolla Kopernik, doli me një shpjegim më të thjeshtë. Ai sugjeroi se Toka dhe planetët vërtiten rreth Diellit. Sipas tij, yjet e tjera ishin tepër, tepër larg. Modeli i propozuar prej Kopernikut kishte në qendër Diellin, prandaj u quajt modeli heliocentrik (Dielli në greqishten e vjetër quhet helios). Një skemë e modelit heliocentrik gjendet në mësimin 3.3. Nikolla KopernikToka lëvizSipas Kopernikut, meqenëse Toka vërtitet rreth Diellit, planetët dhe yjet i shohim në pozicione të ndryshme. Për të njëjtën arsye, në periudha të ndryshme të vitit shohim yje të ndryshme.Ideja dhe teoria e Kopernikut shpjegon në mënyrë të thjeshtë vrojtimet e ndërlikuara. Zakonisht, shkencëtarët parapëlqejnë një shpjegim të thjeshtë, nëse ai sqaron gjithë informacionin e dhënë. 3 Toka dhe universiDiagrami i sistemit diellor, i botuar më 1524. Toka është në qendër, ndërsa Hëna, planetët dhe Dielli vërtiten rreth saj.

