Page 55 - Demo
P. 55


                                    53• Në modelin gjeocentrik Dielli, Hëna dhe planetët vërtiten rreth Tokës.• Në modelin heliocentrik, tetë planetët vërtiten rreth Diellit. PërmbledhjeVeprimtaria 3.6Si lëvizin planetëtPër këtë veprimtari duhet të dilni jashtë klasës. Punoni në grupe me nga pesë nxënës. Njëri do të jetë në rolin e Diellit dhe të tjerët në rolin e katër planetëve të parë. Planetët lëvizin rreth Diellit, secili në orbitën e tij. Nxënësit që përfaqëson Tokën i nevojitet një bllok për të regjistruar vrojtimet.Vëreni se si Mërkuri, Afërdita dhe Marsi, të parë nga Toka, e ndryshojnë pozicionin e tyre.3.6 Një revolucion në astronomiGalilei dhe teleskopi i tijAstronomi italian Galileo Galilei jetoi 100 vjet pas Kopernikut. Ai ishte me fat, sepse teleskopi ishte shpikur dhe më 1609 u bë njeriu i parë që përdori një të tillë për të vrojtuar Hënën dhe yjet. Galilei zbuloi se Jupiteri kishte katër hëna që vërtiteshin rreth tij. Kjo tregoi se jo çdo gjë vërtitet rreth Tokës. Shumë njerëz ishin të pakënaqur me idetë e Kopernikut dhe të Galileit. Ata vazhdonin të besonin se Toka ishte qendra e universit.Në të vërtetë, Galilei nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar idetë e tij, por sot dihet se shumë prej tyre ishin të sakta. Stinët në TokëToka vërtitet rreth Diellit sipas një elipsi. Ajo herë është më afër dhe herë më larg Diellit. A është kjo arsyeja pse ndodhin stinët në Tokë?Stinët ndodhin, sepse Toka rrotullohet rreth një boshti që është i pjerrët në lidhje me orbitën e saj. Për shkak të kësaj pjerrësie, Poli i Veriut, për gjashtë muaj i afrohet Diellit dhe për gjashtë muaj i largohet.Ndërmjet dimrit dhe verës ka dallim në kohëzgjatjen e ditës, në temperaturat dhe në lartësinë e Diellit në qiell.Në dhjetor (pozicioni A) është dimër në veri të ekuatorit dhe verë në jug të tij.Në mars (pozicioni B) është pranverë në veri të ekuatorit dhe vjeshtë në jug të tij.Në qershor (pozicioni C) është verë në veri të ekuatorit dhe dimër në jug të tij.Në shtator (pozicioni D) është vjeshtë në veri të ekuatorit dhe pranverë në jug të tij.3 Toka dhe universiABcD
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59