Page 56 - Demo
P. 56


                                    541. Renditni trupat e mëposhtëm nga më i vogli te më i madhi.yll planet asteroid universgalaktikë sistem diellorPyetje dhe detyra3.7 400 vjet astronomiKanë kaluar katër shekuj, që nga koha kur Galilei vrojtoi i pari qiellin me teleskop.Gjatë kësaj kohe, astronomët kanë bërë shumë zbulime interesante. Ata zbuluan se:• Janë edhe dy planetë të tjerë, Urani dhe Neptuni.• Ndërmjet Marsit dhe Jupiterit gjendet një brez asteroidesh. Asteroidi është një trup shumë i vogël shkëmbor që rrotullohet rreth Diellit. • Dielli është një nga yjet që përbëjnë një galaktikë, e cila quhet Rruga e Qumështit. Galaktika është një grumbull prej miliona e miliona yjesh që formojnë një sistem më vete.• Në hapësirë gjenden miliarda galaktika. Kjo do të thotë se në univers gjendet një numër i pafund yjesh. Galaktikat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ka formë si kjo, me krahë spiralë.Universi në zgjerimPër të parë largësitë ndërmjet galaktikave nevojitet një teleskop i fuqishëm. Njëqind vjet më parë, dy astronomë amerikanë vrojtuan galaktikat me anë të një teleskopi të madh.• Henrieta Lavit mati largësinë e galaktikave.• Edvin Hablli mati shpejtësinë e lëvizjes së galaktikave.Ata bënë një zbulim të habitshëm. Rezultatet e tyre treguan se të gjitha galaktikat janë duke u shpërhapur në hapësirë. Universi po zmadhohet gjithnjë e më shumë; ai është duke u zgjeruar. Henrieta Lavit3 Toka dhe universi
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60