Page 58 - Demo
P. 58


                                    563.8 Udhëtim në hapësirë1. Sugjeroni sende të tjera të nevojshme për njerëzit që do të kalojnë disa ditë në një anije kozmike.Pyetje dhe detyraJuri Gagarin në anijen kozmike.Nisja dhe lëvizja e anijes kozmike Kur hedhim një top lart, ai bie përsëri poshtë. Sa më fort e hedhim topin, aq më lart shkon ai, por, asnjëherë nuk shkon në hapësirë. Për të nisur një anije kozmike në hapësirë duhet një forcë e madhe, sepse ajo është tepër e rëndë.Për të çuar drejt hapësirës një anije kozmike nevojiten raketa gjigante. Çdo raketë mund të shtyjë me një forcë prej mijëra njutonësh.Raketat përmbajnë lëndë kimike, të cilat gjatë djegies japin energjinë e nevojshme për ngritjen e anijes kozmike drejt hapësirës. Nisja e një anijeje kozmike.2. Çfarë burimi energjie përdor një raketë?3. Raketa e shtyn anijen kozmike për lart. Energjia e anijes rritet. Çfarë energjie fiton ajo?Pyetje dhe detyraZ+AZ+AZ+ANjeriu i parë që shkoi në hapësirë ishte Juri Gagarin, më 1961. Që atëherë, në hapësirë janë ngjitur qindra njerëz. Për të dalë në hapësirë duhet të përshkohet atmosfera e Tokës, e cila është një shtresë e hollë ajri që rrethon gjithë planetin. Nëse largohemi më shumë se 10 km mbi sipërfaqen e Tokës, ajri është aq i rrallë, saqë njeriu nuk mund të marrë frymë. Ndërsa në hapësirë nuk ka fare ajër.Në një anije kozmike (hapësinore) duhet të ketë pajisje që sigurojnë oksigjen, i cili është i nevojshëm për frymëmarrjen e astronautëve në bord. 3 Toka dhe universi
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62