Page 59 - Demo
P. 59
57Veprimtaria 3.8Udhëtim për në Mars• Raketat sigurojnë forcën e nevojshme për të nisur një anijekozmike për në hapësirë.• Astronautët kanë shkuar në Hënë, pavarësisht rreziqeve dhe vështirësive të udhëtimeve hapësinore.PërmbledhjeNuk do të jetë e largët dita, kur astronautët mund të udhëtojnë drejt planetit Mars. Udhëtimi mund të jetë i vështirë, i rrezikshëm dhe mund të zgjasë disa muaj. Planifikoni një udhëtim të tillë. Mendoni rreth çështjeve të mëposhtme:• Çfarë do t’u nevojitet astronautëve gjatë këtij udhëtimi? • Çfarë do të bëjnë kur të ulen në Mars?• Si do të komunikojnë me Tokën?• Si do të kthehen në Tokë?Në tabelën e mëposhtme jepet informacion ndihmës.Diskutoni me shokët e klasës.3.8 Udhëtim në hapësirë4. Në Hënë, astronautët duhet të mbajnë bombola me oksigjen. Shpjegoni pse. Pyetje dhe detyraZ+ANë HënëNjerëzit shkelën për herë të parë në Hënë më 1969, me anijen hapësinore “Apollo 11”. Ata eksploruan pjesë të sipërfaqes së saj. Hëna nuk ka atmosferë. Astronautët treguan se si një pupël binte me të njëjtën shpejtësi sikurse dhe një çekiç. Atje nuk kishte rezistencë ajri që ta bënte puplën të binte më ngadalë. Rëndesa në Hënë është shumë më e vogël se ajo në Tokë. Kjo e bënte shumë më të lehtë lëvizjen e astronautëve, megjithëse ishin të pajisur me veshje të posaçme hapësinore (me një veshje të tillë, është e vështirë të lëvizet në Tokë).Astronauti në sipërfaqen e Hënës.Kjo makinë e posaçme ka eksploruar sipërfaqen e Marsit, më 2006.Në Mars…Nuk ka atmosferë, pra nuk ka ajër për frymëmarrje.Nuk ka lumenj, liqene apo dete.Rëndesa është më e vogël se gjysma e rëndesës në Tokë. 3 Toka dhe universi

