Page 60 - Demo
P. 60


                                    58Kreu 3 Ushtrime përmbledhëse3.1. a) Në cilën anë të horizontit del Dielli çdo ditë? [1]b) Gjatë ditës shohim Diellin të lëvizë nëpër qiell. [1]Zgjidhni shpjegimin e saktë për këtë nga lista e mëposhtme.  • Dielli rrotullohet rreth Tokës një herë në ditë. • Toka rrotullohet rreth Diellit një herë në ditë. • Toka rrotullohet rreth vetes një herë në ditë. • Dielli rrotullohet rreth vetes një herë në ditë.c) Përshkruani si lëvizin yjet në qiell, gjatë natës. [2]3.2. Nga lista e fjalëve të mëposhtme, zgjidhni përgjigjen për secilën kërkesë. Hëna Jupiteri Rruga e Qumështit Toka Diellia) Rreth kujt rrotullohet Hëna? [1]b) Si quhet galaktika jonë? [1]c) Cili prej tyre është yll? [1]d) Dallo dy planetët. [2]e) Dallo dy burimet e dritës. [2]f ) Cilët prej këtyre trupave janë pjesë e sistemit diellor? [2]3.3. Në skicë tregohet Dielli, Toka dhe Marsi. [2]Ne e shohim Marsin, sepse ai pasqyron dritën e Diellit. Plotësoni figurën për të treguar rrugën e dritës diellore, e cila na lejon të shohim Marsin. DielliTokaMarsi3 Toka dhe universi
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64