Page 63 - Demo
P. 63


                                    61Njësitë matësePër matjen e gjërave të ndryshme përdorim njësi të ndryshme matjeje.Për shembull, njësia që përdorim për matjen e gjatësisë është metri.• Nëse duam të matim largësi shumë të mëdha mund të përdorim kilometrin. Një kilometër është i barabartë me 1000 metra.• Nëse duam të matim gjëra të vogla mund të përdorim centimetrin. Një metër është i barabartë me 100 centimetra.• Nëse duam të matim gjëra shumë të vogla mund të përdorim milimetrin. Një metër është i barabartë me 1000 milimetra.61Madhësia Njësia Shkurtimi gjatësiametër mcentimetër cmmilimetër mmkilometër kmmasagram gkilogram kgforca njuton Nenergjiaxhaul Jkiloxhaul kJvëllimi centimetër kub cm3temperatura gradë celsius oCkoha sekonda sSi matet gjatësiaPër matjen e gjatësisë përdoret vizorja.0cm 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15Sigurohuni që e njihni njësinë në të cilën është ndarë vizorja.Kjo vizore është e ndarë në milimetra (mm). 1 cm është i barabartë me 10 mm. Lexoni shkallëzimin e vizores, aty ku ndodhet skaji tjetër i trupit që matni. Vendosni shenjën 0 (zero) të vizores në njërin skaj të trupit që do të matni.Pipëza e ka gjatësinë 11.4 cm.Gjithashtu mund të themi edhe 114 mm.Shpjegime
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67