Page 64 - Demo
P. 64


                                    62ShpjegimeSi të matni vëllimin e një lënguShkallëzimi i pajisjeve me anë të të cilave matim vëllimin bëhet në mililitër (ml) ose centimetër kub (cm3). Leximi i shkallësSipërfaqja e lëngut është paksa e lakuar. Kjo sipërfaqe quhet menisk. Vendosni syrin në të njëjtin rrafsh me meniskun. Lexoni në pikën e shkallëzimit që përkon me fundin e meniskut.menisku Si matet temperaturaKujdes!Mos vendosni kurrë në gojë një termometër laboratori.Matja e temperaturës së ajritPër të lexuar temperaturën shohim në shkallëzim pikën ku ka arritur lëngu i ngjyrosur. Mos e mbani termometrin nga bulbi, pasi kështu ai mat temperaturën e dorës suaj. Matja e temperaturës së një lënguTermometri mat temperaturën e ajrit rreth bulbit. Termometri mat temperaturën e lëngut rreth bulbit. Mbajeni termometrin nga kreu. Lëvizeni me kujdes derisa të siguroheni se lëngu është përzier i gjithi dhe ka temperaturë të njëjtë.Mos e takoni bulbin e termometrit në qelqin e gotës, pasi ashtu ai mat edhe temperaturën e qelqit.
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68