Page 65 - Demo
P. 65
63ShpjegimeSi të ndërtojmë një tabelëPër të shënuar rezultatet që merren gjatë një eksperimenti përdoret tabela. Tabela e rezultateve duhet, sepse:• u tregon të tjerëve rezultatet e eksperimenteve tuaja;• i organizon qartësisht këto rezultate, në mënyrë që të përdoren lehtësisht për ndërtimin e një grafiku, për të bërë llogaritje apo për të nxjerrë përfundime.Përfytyroni sikur po bëni një eksperiment për të parë se si ndryshon temperatura gjatë ftohjes së një sasie uji të ngrohtë. Matni temperaturën e ujit, çdo pesë minuta përgjatë 30 minutave. Tabela e rezultateve tuaja mund të jetë si më poshtë:Koha/minuta Temperatura/°C0 765 6310 5515 4620 4225 3530 34Përdorni gjithmonë një vizore për të hequr vija të rregullta për ndarjet e tabelës.Sigurohuni që çdo kolonë të ketë një titull që tregon saktësisht se çfarë nënkuptojnë numrat. (Shpeshherë, titulli është më mirë që të jetë në rreshta sesa në kolona.) Përfshini gjithmonë në titull njësitë e matjeve që bëni.Mos shkruani njësi pas rezultateve.Ky simbol tregon se ajo që vjen më pas është njësia e përdorur për rezultatet e matjeve.

