Page 66 - Demo
P. 66
64ShpjegimeSi të vizatojmë vijën e një grafikuNëse rezultatet janë një varg numrash, sikurse ato në tabelën e faqes së mëparshme, shpeshherë për paraqitjen e tyre është më mirë të vizatohet një grafik. Vija e grafikut paraqet varësinë ndërmjet madhësive që matim. Prej saj mund të shihet lehtë prirja apo rregullsia e rezultateve.• Në boshtin horizontal vendosen vlerat e madhësisë që kontrollohet prej jush. Në eksperimentin tuaj, madhësia që kontrollohet është koha gjatë së cilës bëni leximet.• Në boshtin vertikal vendosen vlerat e madhësisë që matni. Në eksperimentin tuaj, madhësia që matni është temperatura e ujit.koha / minuta305070406080temperatura / °C0 5 10 15 20 25 30xxxxxx xEmërtoni secilin nga boshtet për të treguar se çfarë janë vlerat numerike. Për këtë mund të kopjoni titujt e tabelave të rezultateve.Shkallëzimi bëhet nga vlera më e vogël (ose pak nën të) në vlerën më të madhe (ose pak mbi të).Shkallëzimi bëhet me ndarje të barabarta. Për ta bërë më të lehtë ndërtimin e grafikut zgjidhni ndarje të përshtatshme. Në këtë grafik janë përdorur ndarjet 5 dhe 10, por mund të përdoren dhe intervalet 1 dhe 2.Hidhni çdo pikë me kujdes. Për këtë, përdorni një kryq të rregullt ose një pikë të qarkuar.Përdorni një laps për të vizatuar një vijë të hollë e të qartë. Me këto pika ndërtohet një vijë e lakuar. Kjo vijë është më e përshtatshme se një vijë e thyer. Nuk është e thënë që ajo të kalojë saktësisht në të gjitha pikat. Disa pika mund të jenë mbi vijën e grafikut, disa të tjera nën të ose dhe në vijën e ndërtuar.

