Page 8 - Demo
P. 8
6 1 Forcat dhe lëvizja1.1 Vëzhgim mbi forcat1. Shembujt e mësipërm tregojnë disa mënyra të përdorimit të forcave. Mendoni disa shembuj të tjerë. Shkruani nga një fjali për secilën fjalë: shtyj, tërheq, tendos, rrotulloj dhe shformoj.2. Shikoni figurat. Ato tregojnë disa njerëz që përdorin forca. Përshkruani me fjali të shkurtra se për çfarë përdoret secila.Pyetje dhe detyraForcat përdoren në shumë veprimtari të jetës së përditshme.Çfarë është forca?Figura në krah tregon një kamion që transporton trupa drusorë. Motori i kamionit duhet të ushtrojë një forcë të madhe tërheqëse, në mënyrë që ngarkesa e rëndë me trupa të lëvizë përgjatë rrugës. Disa nga mënyrat se si mund të shfaqet veprimi i forcave janë: shtytja, tërheqja, tendosja, rrotullimi dhe shformimi.Forca përdoret:• për të shtyrë një automjet me defekt;• për të tërhequr një sirtar;• për të tendosur një shirit llastiku;• për të rrotulluar dorezën e një dere; • për të shformuar një trup;Pra, nëse ndodh një nga veprimet e sipërpërmendura themi se mbi trup vepron një forcë. Veprimi i një forceNe nuk i shohim forcat, por ndiejmë ndikimin e tyre, kur veprojnë mbi trupat tanë ose mbi trupa të tjerë.Falë fundit të nervave në lëkurën tonë, ne zbulojmë forcën e shtypjes.Shtypni lehtësisht me gisht majën e hundës. Do të ndieni forcën me të cilën gishti shtyp hundën.Po të uleni në një karrige, do të ndieni shtytjen e saj për lart. Vendosni dorën mbi karrige dhe uluni mbi të. Do të ndieni se si dora ngjishet nga dy forca: forca e peshës së trupit tuaj që shtyn për poshtë dhe ajo e karriges që shtyn për lart.

