Page 9 - Demo
P. 9


                                    71.1 Vëzhgim mbi forcat1 Forcat dhe lëvizja3. Bëni një vizatim të thjeshtë të këmbës që gjuan topin. Shtoni shigjetën e forcës për të treguar forcën shtytëse të këmbës mbi topin. Emërtoni shigjetën me saktësi.Pyetje dhe detyraNjë trup mund të ndryshojë formë, kur mbi të ushtrohet forcë. Një trup mund të ndryshojë shpejtësinë ose drejtimin e lëvizjes, kur mbi të ushtrohet forcë. Pra, forcat ndryshojnë mënyrën e lëvizjes dhe formën e trupave mbi të cilët veprojnë. Shigjetat e forcaveNë figura të ndryshme, forca mund të paraqitet me anë të një shigjete, që quhet shigjeta e forcës. Ajo na tregon drejtimin e veprimit të forcës.Shigjeta e forcës emërtohet për të treguar trupin që ushtron forcën dhe trupin mbi të cilin vepron kjo forcë.Gruaja në figurë po shtyn karrocën. Emërtimi i shigjetës së forcës tregon se cili trup shtyn dhe cili shtyhet.Sa më e gjatë të jetë shigjeta e forcës, aq më e madhe është forca.Kur shfaqen forcat?Forcat shfaqen kur dy trupa bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.Një magnet mund të tërheqë një gozhdë hekuri me një forcë magnetike. Magneti dhe gozhda bashkëveprojnë. Magneti tërheq. Gozhda tërhiqet. Në figurë tregohet forca që ushtron magneti mbi gozhdën.Një tullumbace mund të tërheqë flokët me një forcë elektrike. Tullumbacja dhe flokët ndërveprojnë. Tullumbacja tërheq. Flokët tërhiqen. Në figurë tregohet forca që ushtron tullumbacja mbi flokët. Për të treguar drejtimin e një force përdoret një shigjetë.Gruaja po shtyn karrocën.Magneti tërheq gozhdën.Tullumbacja tërheq flokët.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13