Page 10 - Demo
P. 10
8 9Ushtrime 1.4 Matja e forcës së fërkimitKëto ushtrime do t’ju aftësojnë në paraqitjen dhe shpjegimin e të dhënave të përftuara nga një eksperiment.Në një eksperiment për hulumtimin e fërkimit, Enea peshoi një bllok druri duke përdorur një dinamometër. Dinamometri i tregoi atij peshën e bllokut. Më pas, ai e vendosi bllokun mbi tavolinë dhe e tërhoqi përgjatë saj duke përdorur një dinamometër. Dinamometri i tregoi atij forcën e fërkimit që vepronte mbi bllokun. Enea e rriti peshën e bllokut duke vendosur mbi të pesha të rënda. 1kgRezultatet e Eneas tregohen në tabelën përbri.1. Enea shtoi një peshë tjetër mbi bllok dhe pesha e tij shkoi në 25,0 N. Ai gjeti që forca e fërkimit ishte 10,0 N. Shtoni këtë rezultat në tabelën djathtas. 2. Nëse Enea do ta rriste hap pas hapi peshën e bllokut, do të ishte më e lehtë të shihej rregullsia numerike në rezultatet e tij.Plotësoni tabelën e dytë për të treguar se si duhet t’i regjistrojë ai rezultatet.3. Ndërtoni një grafik me rezultatet e Eneas në rrjetin koordinativ të dhënë më poshtë.Në boshtin horizontal vendosni peshën e bllokut.Në boshtin vertikal tregoni forcën e fërkimit.Vizatoni një vijë përmes pikave që tregojnë rregullsi numerike në rezultatin e Eneas.Pesha e bllokut/NForca e fërkimit/N5,010,015,020,025,0Pesha e bllokut/NForca e fërkimit/N5,0 2,020,0 8,015,0 6,010,0 4,0Kreu 1 Forcat dhe lëvizja1 Forcat dhe lëvizja

