Page 13 - Demo
P. 13


                                    10 11ABUshtrime 1.6 Llojet e lëvizjes Në fizikë, përpiqemi të kuptojmë lëvizjen e trupave. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë për të analizuar llojin e lëvizjes së një trupi.Për të regjistruar lëvizjen e një merimange, Miri shënoi vendndodhjen e saj çdo sekondë.Figura djathtas tregon rregullsinë e lëvizjes së merimangës. fillimi1. Në diagram:a) Shënoni një zonë ku merimanga po lëvizte me shpejtësi të njëtrajtshme.b) Shënoni një zonë ku merimanga po rriste shpejtësinë (ecte më shpejt).c) Shënoni një zonë ku merimanga po zvogëlonte shpejtësinë.d) Shënoni një zonë ku merimanga po ndryshonte drejtimin e lëvizjes.2. a) Shpjegoni, nëpërmjet rregullsisë së pikave, se kur po lëvizte merimanga me shpejtësi të njëtrajtshme. .....................................................................................................................................................b) Shpjegoni, nëpërmjet rregullsisë së pikave, se kur merimanga po rriste shpejtësinë. ....................................................................................................................................................3. Dy djemtë po bëjnë ushtrime në paralele. Forcat që veprojnë në trupin e secilit janë: 1 _____________________ 2 ___________________ a) Djali i figurës A qëndron pa lëvizur. Forcat _____________ njëra-tjetrën.b) Djali i figurës B zhvendoset për lart.Forcat që veprojnë në të janë ___________________. 4. Figura në krah paraqet rënien e mollës në ajër dhe të puplës në vakum.Vërejmë se shpejtësia e rënies së tyre është e njëjtë.Çfarë ndodh nëse të dyja lëvizin (bien) në prani të ajrit?Bëni një përshkrim të thjeshtë për këtë. ________________________________________________________________________________________________Kreu 1 Forcat dhe lëvizja1 Forcat dhe lëvizja
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17