Page 21 - Demo
P. 21


                                    18 19Kreu 2 Energjia2 EnergjiaKur prekni një rrotë që rrotullohet ajo ngadalësohet, ndërsa gishti juaj ngrohet.Që të përdoret energjia e burimeve kimike, duhet të ndodhë një reaksion kimik. Një tenxhere gatimi ftohet, kur largohet nga soba. Fërkimi mund ta shndërrojë energjinë kinetike në energji termike. Për të thyer një arrë kokosi, duhet të ngrini lart çekiçin.Mes trupave që lëvizin me shpejtësi të njëjtë, energji kinetike më të madhe ka trupi me masë më të madhe.Qymyri i drurit mund të përdoret si lëndë djegëse për gatim.Energjia e një burimi termik mund të shpërndahet.Është më e vështirë të ndalohet një top i madh futbolli që lëviz shpejt, sesa një top i vogël gome.Kur një trup ngrihet lart, energjia e tij potenciale rritet.Ushtrime 2.5 Përdorimi i njohurive mbi energjinëNë këto ushtrime, do të përdorni çfarë keni mësuar deri tani për energjinë.1. Më poshtë do të lexoni dy lloje thëniesh. • Thëniet në kutitë e sipërme janë vëzhgime.• Thëniet në kutitë e poshtme janë shpjegime.Për të treguar njohuritë tuaja, lidhni me vijë çdo vëzhgim me shpjegimin përkatës.2. Grafiku i mëposhtëm paraqet varësinë ndërmjet energjisë kinetike që zotëron trupi dhe masës së tij.a) Ç’lidhje ekziston ndërmjet tyre? ____________________________b) Përcaktoni nëpërmjet grafikut energjinë kinetike (Ek) të trupit me masë 500 g.c) Pse gjatë lëvizjes, Ek e trupit zvogëlohet? _____________________________________m (g) Ek (J)0 0200 0,4400 0,8600 1,2800 1,6
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25