Page 7 - Demo
P. 7
4 1 Forcat dhe lëvizja 5Kreu 1 Forcat dhe lëvizjaUshtrime 1.1 Vëzhgim mbi forcatEdhe pse forcat janë të padukshme, ne e kuptojmë që ato ekzistojnë. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë forcat e ndryshme.1. Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe qarkoni çdo fjalë që tregon se mbi një trup po vepron një forcë. Në secilën fjali shfaqet vetëm një e tillë.Andi shtyu derën dhe doli në rrugë.Ai po tërhiqte një çantë të rëndë me librat e shkollës. Gjatë rrugës, ai shkelmoi një gur.Kur pa Jehonën, motrën e tij të vogël, e ngriti lart në krahë.Ajo u mërzit nga kjo, ndaj i tërhoqi veshin të vëllait.Kur takoi shokët, ata po luanin duke hedhur topin.Andi u përpoq ta kapte topin, por ai e goditi në hundë.forca e erës mbi pemënforca e tavolinës mbi librinforca e gomarit mbi karrocënforca e djalit mbi gomarinforca e elefantit mbi truallin2. Për të treguar se mbi një trup vepron një forcë vizatohet shigjeta e forcës. Ajo tregon drejtimin e veprimit të forcës.Një shigjetë force duhet të emërtohet për të treguar se cili trup po ushtron forcë dhe mbi cilin trup po vepron ajo.Në secilën prej figurave, vizatoni një shigjetë për të treguar forcën e përshkruar. Në figurën e parë është dhënë një shembull.

