Page 10 - Demo
P. 10
8MësimiI.1 1.2 FORMA E TOKËS DHE RËNDËSIA E SAJDiskutojmë Njeriu është përpjekur të zbulojë pamjen e vërtetë të Tokës shumë kohë më përpara se të dërgoheshin kamerat në hapësirë (kujto çfarë ke mësuar në klasën e gjashtë). Qe Aristoteli, dijetari grek, i cili në shekullin III pr. K, dha i pari idenë e rrumbullakësisë së Tokës, me anë të llogaritjeve që bëri. Kohë më vonë, formën reale të këtij planeti e sollën imazhet e dërguara nga satelitët artificialë. • Ju mund të keni lexuar kuriozitete të ndryshme dhe mund të keni parë fotografi të pamjes së Tokës. Si e përfytyroni formën e saj? Forma e Tokës Për qëllime studimi, forma e Tokës është konsideruar gjithmonë sferike, si një top me sipërfaqe të lëmuar (fig. 5a). Por, forma reale e saj është paksa më e ndërlikuar. Rrezja polare është më e shkurtër se ajo ekuatoriale, pra Toka është më e fryrë në Ekuator dhe pak e shtypur në pole, si një elipsoid (fig. 5b). Përveç kësaj, sipërfaqja reale e Tokës ka reliev me ulje e ngritje të shumta, si male, kodra, fusha, lugina, rrafshnalta etj (fig. 5d). Për t’ju afruar sa më pranë formës reale të saj, gjeografët përdorin edhe gjeoidin (fig. 5c). Në kontinente, sipërfaqja e gjeoidit kalon 150 m mbi elipsoid, ndërsa në oqeane 150 m nën të. Në dallim nga forma sferike dhe ajo elipsoide, gjeoidi pasqyron idenë e relievit të Tokës, pavarësisht se nuk përputhet me formën reale të saj.abrPamje nga relievi i kontinentit evropianParaqitje skematike e formës së Tokës45Fjalë kyçe sferike elipsoidi gjeoidi forma reale e Tokës brezat klimatikëa) b) c) d)Bazuar në figurën 5:përshkruaj ndryshimet që dallon midis formave a, b dhe c.Cila prej tyre i përafrohet formës reale të Tokës?Toka në formë sferike Toka në formën e elipsoidit Toka me reliev Toka në formën e gjeoidit

