Page 101 - Demo
P. 101


                                    99MësimiI.1 2.29 Çfarë janë tërmetet?Lëkundjet e shpejta të kores së Tokës si rezultat i veprimit të faktorëve të brendshëm, quhen tërmete. Ato formohen si pasojë e lëkundjeve dhe e shkëputjeve të shkëmbinjve në brendësi të kores tokësore, për shkak të fërkimit që krijohet gjatë lëvizjeve të pllakave tektonike. Tërmetet ndodhin kryesisht në zonat ku riaktivizohen thyerjet e vjetra tektonike. Këto quhen tërmete tektonike. Tërmetet shkaktohen edhe nga lëvizja e fuqishme e magmës nëpër korridoret e saj. Këto lloj tërmetesh quhenvullkanike dhe ndodhin më shpesh përgjatë “Unazës së Zjarrtë të Paqësorit”. Në varësi të thellësisë ku formohen, tërmetet mund të jenë: të cekëta, të ndërmjetme dhe të thella.Fjalë kyçe tektonike vullkanike vatër hipoqendër epiqendër magnitudëkyçeDiskutojmë Le të shohim në tabelën e mëposhtme pasojat e tërmetit të rënë në Porto Princ të Haitit, në vitin 2010.TËRMETET9lësisë ku formohen, tërmetet mund të jenë: të cekëta, të ndërmjetme hipoqendra e tërmetit (valët e tërmetit përhapen në formë rrethore) thyerje tektonikeepiqendra e tërmetitHE(valët e tërmetitpërhapen në formë rrethore) thyerje tektonikeTërmeti me magnitudë 7. Hipoqendra: 13 km thellësi (në kufirin e një pllake ruajtëse). Epiqendra e tij: 25 km nga Porto Princi (popullsia 2,5 milionë banorë).Dëmet kryesore Dëmet dytësorex 316 mijë vetë vdiqën dhe 300 mijë të tjerë u plagosën.x Shumë shtëpi të ndërtuara keq u shkatërruan.x 1 milion njerëz mbetën të pastrehë.x Porti, linjat e komunikimit dhe rrugët kryesore u dëmtuan aq shumë, saqë nuk pati mundësi riparimi. Rrënojat e ndërtesave të shkatërruara bllokuan rrugët dhe linjat hekurudhore.x Sistemi ujor u shkatërrua, duke sjellë përhapjen e sëmundjes së kolerës, si pasojë e së cilës vdiqën 8000 vetë.x Shkatërrimi i portit e bëri të vështirë marrjen e ndihmave nga zonat përreth.x Fabrikat më të rëndësishme të veshmbathjeve, që mbulonin rreth 60% të eksporteve të Haitit, u dëmtuan plotësisht. Për rrjedhojë, 1 në 5 vetë humbi punën.x 1 vit pas tërmetit, 1 milion banorë ishin ende të pastrehë dhe shumë të tjerë vazhdonin të jetonin në kampe strehimi.Tërmetet që formohen në kufijtë e pllakave tektonike. 69Nga informacionet që mund të keni për tërmetet që kanë rënë në vendin tonë, sillni shembuj rreth pasojave të tyre.Tërmete të thella: formohen kryesisht pranë kufijve të pllakave shkatërruese dhe ndodhin deri në thellësitë e astenosferës.Tërmete të ndërmjetme: formohen vetëm pranë kufijve të pllakave shkatërruese dhe ndodhin në dhjetëra deri në qindra kilometra thellësi.Tërmete të cekëta: formohen zakonisht në mes të oqeaneve dhe në kufijtë e pllakave ndërtuese; ndodhin në dhjetëra kilometrat e parë të shtresave të Tokës.Si pasojë e përplasjes së pllakave tektonike, shtresat shkëmbore thyhen ose përthyhen në forma të ndryshme.
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105