Page 107 - Demo
P. 107


                                    105MësimiI.12.32 Shpërndarja e bimësisë në zonat (brezat) e nxehtësisëShpërndarja jo e njëjtë e nxehtësisë dhe e lagështirës nga Ekuatori në pole, bën që në sipërfaqen e rruzullit tokësor të kemi zona të ndryshme bimore. Duke u nisur nga Ekuatori në drejtim të poleve, dallohen këto lloje bimësish:x Bimësia e zonës së nxehtë, që ndeshet në pyjet e dendura ekuatoriale, në savana dhe shkretëtira. x Bimësia e zonave mesatare, e cila shtrihet në pyjet e këtyre zonave, preritë, shkretëtirat dhe zonat mesdhetare. x Bimësia e zonave të ftohta ose ajo e tundrës.Hapësira e shtrirjes së bimësisë së zonave mesatare dhe të zonave të ftohta është më e madhe në Hemisferën Veriore, sesa në Hemisferën Jugore (për shkak të shtrirjes shumë më të madhe të kontinenteve).  Bimësia e zonës së nxehtëPyjet e dendura ekuatoriale shtrihen në pellgun e lumit të Amazonës (në Amerikën e Jugut), në pellgun e lumit të Kongos (në Afrikë), në gadishujt dhe ishujt e Azisë Juglindore e të Indonezisë. Këto pyje njihen si “pyjet e shiut” apo “xhunglat”, sepse kanë bimësi shumë të dendur, me gjelbërim të përhershëm, e cila rritet në kushtet e temperaturave të larta dhe të reshjeve të bollshme çdo ditë të vitit. Savanat janë mjedise me bimësi barishtore dhe shtrihen në të dyja anët e Ekuatorit (në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën e Jugut), në kushtet e klimës me dy stinë. Mes sipërfaqeve të mëdha barishtore shihen aty-këtu edhe drurë të lartë.Shkretëtirat janë vende me bimësi të varfër (mbizotërojnë kaktuset) dhe shtrihen përgjatë dy tropikëve, në kushtet e thatësirës së zgjatur, ku regjistrohet sasia më e vogël e reshjeve në botë. BOTA BIMOREDiskutojmë Kujtojmë njohuritë e marra mbi brezat e nxehtësisë, duke përshkruar veçoritë e klimës në këta breza dhe si ndikon ajo në zhvillimin dhe shpërndarjen e botës bimore. Fjalë kyçe bimësia e zonës së nxehtë  bimësia e zonave mesatare bimësia e zonave të ftohtakyçehme çdo)kuPyjet ekuatoriale janë pyje me kate (kryesisht sipas nevojës për dritë), ku drurët më të lartë shkojnë deri në lartësinë 50-70 m. Kështu, nën kurorën e drurëve të lartë rriten shumë shkurre dhe fieri (hijedashës), ndërsa lianet (bimë kacavjerrëse dritëdashëse) rriten mbi kurorën e drurëve, ku çelin edhe lulet. Drurët më karakteristikë janë druri i kafesë, ai i kauçukut, palma etj.Shkretëtirat më të mëdha në botë janë: shkretëtira e Saharasë dhe ajo e Kalaharit në Afrikë, shkretëtira e Arabisë në Azi dhe ajo e Australisë.Pamje nga pyje ekuatorialëPamje nga savana Pamje nga një zonë shkretinore7879 80
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111