Page 108 - Demo
P. 108
106*MHRJUDÀDGKHNsUNLPLJMHRJUDÀN Bimësia e zonave mesatareNë zonat mesatare gjenden pyjet fletëgjera dhe ato konifere (halore). Pyjet fletëgjera shtrihen në Evropën Perëndimore dhe në atë Qendrore, në kushtet e klimës mesatare oqeanike. Drurët më tipikë janë lisi dhe ahu. Pyjet konifere shtrihen në kushtet e klimës së ftohtë kontinentale të Amerikës së Veriut, të Evropës Veriore dhe të veriut të kontinentit aziatik. Drurët më tipikë janë pishat dhe bredhat.Preritë janë mjedise me bimësi barishtore, e cila gjelbëron në stinën e pranverës dhe thahet në stinën e dimrit. Këto mjedise quhen preri në Amerikën e Veriut, ndërkohë që në Amerikën e Jugut njihen me emrin pampa, kurse në Rusi i quajnë stepa.Shkretëtirat e zonave mesatare dallohen për shkurret dhe drurët e rrallë, por edhe për kaktuset. Ato shtrihen kryesisht në brendësi të kontinenteve të Amerikës dhe të Azisë, ku zënë sipërfaqe të konsiderueshme.Bimësia mesdhetare shtrihet kryesisht në brigjet e Mesdheut. Kjo lloj bimësie gjendet gjerësisht edhe në vendin tonë. Ajo rritet në kushtet e një vere të nxehtë e të thatë dhe të një dimri të butë e të lagësht. Bimësia e zonave të ftohta (tundra)Tundra është mjedisi më skajor i planetit tonë që ka bimësi, sepse duke shkuar më pranë poleve, në zonat e mbuluara nga akullnajat bimësia mungon. Tundra karakterizohet nga një bimësi e pakët dhe e ulët, ku bëjnë pjesë myshqet, likenet dhe disa barëra të shkurtra. 106Radha jote1 WģƌĐĂŬƚŽƐĞĐŝůŝƚŵũĞĚŝƐũĞƚģƐŽƌŝƉģƌŬĞƚďŝŵģƐŝĂĞƉĂƌĂƋŝƚƵƌŶģƐĞĐŝůģŶƉƌĞũĮŐƵƌĂǀĞƚģŵģƉŽƐŚƚŵĞ͘ffiǀŝĚĞŶƚŽƐĞŬƵƐŚƚƌŝŚĞƚŬũŽůůŽũďŝŵģƐŝĞ͕ĚƵŬĞĞŝůƵƐƚƌƵĂƌƉģƌƐŚŬƌŝŵŝŶƚģŶĚŵĞŶŐĂŶũģďŝŵģƉģƌĨĂƋģƐƵĞƐĞ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂũƐĞĕĨĂƌģďŝŵģƐŝĞƌƌŝƚĞƚŶģǀĞŶĚďĂŶŝŵŝŶƚģŶĚ͘M J JM JSipërfaqe më të vogla, të ngjashme me ato mesdhetare, ka edhe në brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut (në Kaliforni), të Amerikës së Jugut (në Kili), në jug të Afrikës dhe të Australisë. Drurët më tipikë janë dushku, lisi, pisha dhe bredhi mesdhetar.Bimësi e zonës mesatare (mesdhetare)Bimësi e zonës së tundrës8182a. b. c.d. e. f.Tubime kbNë Hemisferën Veriore, tundra shtrihet kryesisht në pjesën më veriore të kontinenteve të Amerikës Veriore, të Evropës dhe të Azisë, ndërsa në Hemisferën Jugore gjendet vetëm në disa ishuj të vegjël rreth Antarktidës.

