Page 109 - Demo
P. 109


                                    107MësimiI.12.33Shpërndarja e botës bimore varet nga një sërë faktorësh. Midis tyre veçojmë: klimën, cilësinë e ajrit, relievin, llojet e tokave dhe veprimtarinë e njeriut.  KlimaNga Ekuatori drejt poleve, klima ndryshon, duke ndikuar mbi bimësinë me të gjitha elementet e saj. Drita është një nga elementet e klimës, për të cilin bima ka shumë nevojë për të kryer procesin e fotosintezës. Disa bimë janë dritëdashëse, ndërsa disa të tjera, hijedashëse. Lagështira është një element tepër i domosdoshëm për jetën e bimëve, pasi nëpërmjet saj treten kripërat e ndryshme, që ato i thithin me anë të rrënjëve. Disa bimë kanë nevojë për më tepër lagështirë sesa të tjerat. Era i ndihmon gjithashtu bimët në avullimin e ujit që kanë thithur nëpërmjet rrënjëve, si dhe ndikon në pjalmimin e tyre dhe shpërndarjen e farërave. Erërat e forta e rrezikojnë shumë zhvillimin e bimësisë.  Cilësia e ajritAjri ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bimëve. Prej tij, ato marrin dyoksidin e karbonit për të kryer procesin e fotosintezës. Ajri i ndotur e dëmton shumë bimësinë.Diskutojmë Bazuar në njohuritë që kemi, ne mund të dallojmë disa nga faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e botës bimore dhe në shumëllojshmërinë e saj. Cilët janë ata?Fjalë kyçe klima cilësia e ajrit relievi tokat njeriukyçeFAKTORËT QË NDIKOJNË NË SHPËRNDARJEN E BOTËS BIMORE • Bimët dritëdashëse i kanë gjethet të trasha, ndërsa gjethet e bimëve hijedashëse janë të holla.• Ndryshimi i temperaturave të ajrit ndikon në shpërndarjen e bimësisë. Në zonat e nxehta, bimët u përshtaten temperaturave të larta, ndërsa në tundër rritet bimësi që u përshtatet temperaturave të ulëta. • Në varësi të lagështirës së ajrit ndryshon edhe forma e gjetheve të bimëve. Në zonat me reshje të shumta, bimësia është gjethegjerë (për të avulluar ujin e tepërt), ndërsa në mjediset shkretinore, ajo gjendet në formë kaktusesh me gjemba (për të zvogëluar sipërfaqet avulluese).83 Ndryshimi i bimësisë sipas klimëszona polare bimësia e zonave tëftohtapyje tropikalepyje fletëgjerë(klimë mesatare oqeanike)tajgatundrabimësi konifere(klimë e ftohtë kontinentale)shkretëtirë e zonës mesataresavana shkretëtirë tropikalezona subpolare00 gjerësi gjeografike ekuatorialeklimë e lagësht klimë e thatë900 gjerësi gjeografike polarebimësia e zonave mesatarebimësia e zonës së nxehtëpakësimi i sasisë së reshjeve dhe i lagështirës së ajritulja e temperaturës sipas gjerësisë gjeografike
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113